Vullnetarėt ndihmojnė reformėn e sistemit gjyqėsor nė Kosovė
Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor të vitit 2008 administratorët me eksperience të Shteteve të Bashkuara vullnetarisht kanë ndarë kohen dhe eksperiencën e tyre për të ndihmuar veprimtarinë e reformimit të gjykatave në Kosovë.
NCSC është partneri zbatues i Projektit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it. Një aktivitet i rëndësishëm i KJSP-së është të themelojë gjykatat model kudo në Kosovë. Në gjykatat model do të përdoren praktikat më të mira nga e gjithë bota, e gjithë kjo me qellim që të përmirësohet sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Shtatë administrator me përvoje nga Shtetet e Bashkuara kanë ardhur në Kosovë për të punuar intensivisht më pesë gjykatat model dhe me Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që është zyra qendrore për administrimin e gjykatave në Kosovë.
Administratoret pjesëmarrës të gjykatave të Shteteve të Bashkuara ishin: Bob Zastany (Illinois), Joan Bishop (New Hampshire), Helen Haskins (Missouri), Mike Bridenback (Florida), Sally Holewa (North Dakota), Theresa Scott (Vermont), dhe J.D. Gingerich (Arkansas).
Secili administrator i gjykatës ka qëndruar në gjykatat në Kosovë për një periudhe dy javore duke punuar më stafin profesional të KJSP-së. Ata kanë pasur mundësi të zhvillojnë dhe mbështesin një varg praktikash të mira në bazë të të cilave gjykata mund të punojë, përfshirë menaxhimin e lëndëve, burimet njerëzore, trajnime, asgjësimin e lëndëve, zhvillimin e buxhetit dhe renovimet.
Helen Haskins, Administratore e gjykatës nga Shen Louis, Missouri, e ka përmbledhur kështu përvojën e saj duke punuar në gjykatën në Gjilan, Kosovë:
“Gjykata Komunale në Gjilan është e përkushtuar të zbatojë Standardet e vendosura nga Ekipi për Përmirësimin e Gjykatës, dhe dëshirojnë të adaptojnë praktikat më të mira. Në fillim stafi i gjykatës dukej skeptik kur unë iu tregova atyre se gjykata shtetërore ku unë punoj ballafaqohet me të njëjtat çështje dhe probleme, si p.sh lëndët e vjetra dhe çështje tjera si përdorimi i mirë i kohës dhe burimet njerëzore—ne nuk jemi aq shumë të ndryshëm, po ne gjithashtu ndajmë të njëjtin qellim, që është, t’i bëjmë gjykatat tona sa më të mira që është e mundur.
Programi i vullnetarëve ishte një përvojë e mrekullueshme për mua. Ishte një mundësi e mirë të kem pjesën time të vogël për të mbështetur një shtet të ri të përmirësojë gjyqësorin për qytetarët e saj.”
Gjykatat Model kanë pasur përgjigje pozitive dhe i kanë mirëprite sugjerimet e administratorëve të gjykatave. Kryetarja e Gjykatës Komunale Prizren, Besa Krajku ka thënë si me poshtë lidhur më vizitën e administratorit Bob Zastany-it në shtator të vitit 2008:
“Bobi ka punuar për së afërmi me mua dhe Ekipin për Përmirësimin e Gjykatës për reduktimin e lëndëve të vjetra dhe janë diskutuar strategji si të zgjidhen këto probleme. Si rezultat i këtyre përpjekjeve është zhvilluar plani për reduktimin e lëndëve të vjetra dhe është gati për zbatim. Bobi po ashtu ka pas në konsiderate aspekte tjera të veprimtarisë së gjykatës dhe të dhënat e tij janë të shumë të vlefshme. Ne kemi përfituar shumë nga Bobi dhe do të vazhdojmë të komunikojmë me të dhe ekspert tjerë të administratës gjyqësore. Dua të shfrytëzojë mundësin dhe të falënderojë Bobin për vullnetin e tij të mirë të ndajë kohen dhe eksperiencën e tij për të mirë të gjykatës sonë.”