usaid logo usaid logo

Kėshilli gjyqėsor i Kosovės lansoi Doracakun pėr menaxhimin e gjykatave dhe procedurat e veprimit

Me 9 korrik 2010, Këshilli gjyqësor i Kosovës zyrtarisht lansoi publikimin e Doracakut për menaxhimin e gjykatave dhe procedurat e veprimit. I miratuar njëzëri nga Këshilli ne prill të vitit 2010, Doracaku tani është i aplikueshëm në të gjitha gjykatat e Kosovës. Z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit gjyqësor të Kosovës, në prani të më se 80 mysafirëve e bëri lansimin zyrtar dhe aplikimin e Doracakut në të gjitha gjykatat e Kosovës. Ai theksoi se ky Doracak do të jetë një ndihmë e madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë, në menyrë që gjykatat t’i kryejnë funksionet e tyre në mënyre efikase, profesionale dhe transparente. Znj. Azza El Abd, Zëvendës Drejtoresh e Misionit te USAID-it, theksoi se një dite si kjo tregon se sektori i drejtësisë në Kosovë po arrin progres. Ajo po ashtu shprehu zotimin e Qeverise Amerikane në mbështetje të sistemit të drejtësisë, qe sistemi i drejtësisë të ketë vendin e merituar në shoqëri, si garantues i besueshëm dhe i pavarur i sundimit të ligjit. 

Doracaku është produkt i përbashkët i përpjekjeve dhe punës dy vjeçare të Programit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it, implementuar nga Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore, Programit të gjykatave model dhe Këshillit gjyqësor të Kosovës. Konsorciumi i Gjykatave Model mbledh se bashku kryetarët dhe administratorët e Gjykatave model nga të dhjetë Gjykatat model të zgjedhura nga Programi për Mbështetjen e Drejtësisë dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës, për të provuar dhe rafinuar praktikat e gjykatës dhe për të adoptuar interpretim dhe praktika të njëjta në zbatimin e legjislacionit që rregullon aktivitetet e përditshme të gjykatës. Duke folur në emër të Gjykatave model, z. Rifat Abdullahu, kryetar i Gjykatës komunale në Ferizaj, dhe z.  Murat Paçarada, administrator i Gjykatës ekonomike, qe të dy thanë se Doracaku do të jetë një burim shumë i rëndësishëm për gjyqtarët dhe stafin administrativ të gjykatave tani dhe në të ardhmen. Z. Paçarada e mbylli diskutimin duke bërë thirrje për zbatimin e menjëhershme të Doracakut.

Doracaku përfshin një model të ri të organizimit për gjykatat në Kosovë dhe procedura të modernizuara që mbulojnë rreth gjashtëdhjetë fusha të veprimtarisë së gjykatës. Doracaku është burimi i parë gjithëpërfshirës mbi veprimet procedurale që do të zbatohen në administrimin e përditshëm të gjykatës dhe që është zhvilluar nga profesionalistët e gjykatës në Kosovë për profesionalistët e gjykatës në Kosovë. Sektori i drejtësisë në Kosovë po hynë në një periudhë të ndryshimeve të mëdha, iniciativa të tilla përfshirë riemërimin e gjyqtarëve, ristrukturimin e përgjithshëm planifikuar në Ligjin për gjykatat, dhe rregullat e reja etike dhe mekanizmat e zbatimit të tyre. Doracaku për menaxhimin e gjykatave dhe procedurat e veprimit do të jetë një mjet i rëndësishëm që do të ndihmoj gjykatat në Kosovë t’i arrijnë objektivat e tyre qe të jenë gjykata transparente, të përgjegjshme dhe efektive.

Doracaku është në dispozicion për t'u shkarkuar në këtë lidhje!