PMDK zhvillon takim me media dhe inaguron Gjykatėn Model tė Gjilanit
Më datë 30 korrik 2010, USAID-i në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor të Kosovës, ka përuruar ndërtesën e rinovuar të Gjykatës komunale në Gjilan, një nga anëtaret themeluese të Konzorciumit të Programit të gjykatave model të USAID-it, themeluar në vitin 2008. Afro 80 mysafir ndoqën ceremoninë e përurimit të gjykatës, përfshirë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunës, partner të Gjykatës komunale në Gjilan, mediat lokale dhe kombëtare, si dhe përfaqësues të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.
Bashkë më këtë ngjarje, Këshilli gjyqësor dhe Gjykata komunale në Gjilan kanë mbajtur një konferencë për mediat lokale dhe kombëtare, duke zhvilluar një vizitë në ndërtesë dhe duke ju ofruar rastin përfaqësuesve të medias të mësojnë me shume për veprimtarinë e gjykatës. Ushtruesi i detyrës se Kryetarit të Gjykatës, Mursel Ahmeti, shkurtimisht i njoftoj gazetarët me të arriturat më të rëndësishme të gjykatës, si anëtare e Konzorciumit të Gjykatave model. Me ane të këtij projekti, gjykata ka sistematizuar dhe organizuar mbi 300,000 lëndë të arkivuara, ka reduktuar numrin e lëndëve civile përmbarimore për 33%, si dhe ka ndërtuar një salle gjykimi dhe zyra të reja e të hapura administrative.
Duke falënderuar USAID-in dhe NCSC për mbështetjen e vazhdueshme, Kryetari i Gjykatës Ahmeti theksoj se “Gjykatat Model kanë transformuar mënyrën e operimit të gjykatës dhe mënyrën e qasjes së shërbimit ndaj qytetarëve, jo vetëm për të rriturit por edhe për të rinjtë, të cilët sapo kanë filluar të mësojnë për pavarësinë e gjyqësorit, profesionin e gjyqtarit, të prokurorit dhe të avokatit.”
Dr. José Garzon, Drejtor i Programit të USAID-it për Demokraci dhe Qeverisje, vuri në pah rëndësinë e një gjyqësori transparent, profesional dhe të pavarur për të ardhmen e Kosovës. Dr. Garzon theksoj se gjyqësori është i rëndësishëm për Kosovën e re. Drejtësia vendoset në gjykatë, por gjithashtu “drejtësi është edhe ajo çfarë ndodhe në rrugë e dyert e gjykatave duhet të jenë të hapura kudo”. Dr. Garzon i dhuroj Kryetarit Ahmeti Çertifikatën e Mirënjohjes të Gjykatave model dhe e falënderoj atë për përkushtimin e vazhdueshëm për reformimin e udhëheqësisë së Gjykatës komunale në Gjilan.
Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Z. Enver Peci, tha se vetëm me transparencë do të arrihet kthimi i besimit në gjyqësor. Duke e lavdëruar për kontributin e dhëne në iniciativën e Gjykatave model për gjyqësorin e Kosovës, Z. Peci theksoj se gjashtë gjykata janë rinovuar deri me tani. Z. Peci uroj punonjësit e Gjykatës komunale në Gjilan për të arriturat e tyre dhe tha se këtë shembull duhet të ndjekin edhe gjykata tjera. Z. Peci së bashku me Kryetarin Ahmeti dhe Dr. Garzon prenë shiritin e përurimit të gjykatës, para se të bënin një shëtitje në ndërtesën e gjykatës dhe të merrnin pjesë në koktej.
Gjykata komunale në Gjilan ka qene një partner aktiv i USAID-it dhe iniciativave të Këshillit gjyqësor të Kosovës për reformimin e gjyqësorit që nga viti 2001dhe është gjykata e gjashtë që është rinovuar nën Programin për Mbështetje të Drejtësisë të USAID-it, pas renovimit të gjykatës në Ferizaj, Pejë, Skenderaj, Prizren dhe Gjykatës Ekonomike në Prishtinë. Tri Gjykata tjera do të rinovohen në tre muajt e ardhshëm – ato në Kamenicë, Gjakovë dhe Prishtinë. Rinovimi i gjykatave është bërë i mundur përmes një investimi prej 3 mision dollarësh, paralel me mbështetjen teknike për transformimin dhe përmirësimin e operimit të gjykatave dhe trajnime për stafin e gjykatave. Renovimet i kanë transformuar ndërtesat e gjykatave në të gjithë vendin – përfshirë implementimin e standardeve të reja të transparencës, llogaridhënies dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Për galerinë e fotografive nga kjo ngjarje, ju lutemi vazhdoni këtu!