IGJK fillon shkollėn e magjistraturės pėr gjeneratėn e tretė
Më 1 shtator 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) shënoi fillimin e shkollës së magjistraturës për gjeneratën e tretë. Shkolla e magjistraturës së IGJK-së është një program arsimues rigoroz dhe i thellë juridik për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm. Pas programit pesëmbëdhjetë mujor të diplomuarit e shkollës së magjistraturës kanë të drejtë të konkurrojnë për pozita e lira si gjyqtarë apo prokurorë brenda gjykatave dhe prokurorive publike.
Shkolla e magjistraturës është një program trajnimi përzgjedhës që u kërkon kandidatëve të vijojnë në lëndët udhëzuese tre herë në javë gjatë një vitit të plotë akademik që pasohet me një gjysmë viti praktikë në një gjykatë apo prokurori. Kandidatët e mëparshëm nga shkolla e magjistraturës së IGJK-së po vlerësohen nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës për kapacitetin e tyre profesional dhe kualifikimet e tyre përmes përzgjedhjes së tyre për pozitat në gjyqësor. Gjatë vitit të ardhshëm pritet që Këshilli Gjyqësor i Kosovës të rekrutojë deri në 100 gjyqtarë dhe prokurorë shtesë.
Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë i ka ofruar ndihmë shkollës së magjistraturës së IGJK-së përmes trajnimit të trajnerëve, zhvillimit të plan-programit si dhe në bashkë-ligjërim në kurset e etikës profesionale; shkrimit ligjor; arsyetimit dhe hulumtimit; të drejtës administrative; të drejtës kushtetuese; menaxhimit të lëndëve; ndërmjetësimit, dhe komunikimit. Programi për Mbështetjen e Drejtësisë poashtu IGJK-së i ofron ndihmë në Programit për Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë si dhe Program Trajnimi Fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të Gjykatës Supreme dhe gjykatave të qarkut si dhe për prokurorinë e shtetit dhe ato të nivelit të qarkut.