Librat pėr ngjyrosje marrin nota tė larta nga mėsuesit
Mësuesit e shkollave fillore në mbarë Kosovën kanë vlerësuar me nota të larta seritë e librave për ngjyrosje Të Mësojmë për Drejtësinë” të Programit për Mbështetje të Drejtësisë e cila para nxënësve të klasave të dyta paraqet sistemin e drejtësisë.
Seritë e librit për ngjyrosje – përfshirë Të Mësojmë për Ligjin, Të Mësojmë për Gjyqtarët dhe Të Mësojmë për Përgjegjësitë – janë lansuar në pranverën 2010 si pilot nga Programi Gjykatave Model të USAID-it në shkollat në Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Kamenicë. Mësuesve u janë ofruar seanca udhëzuese që kanë propozuar që librat për ngjyrosje të shoqërohen me mësime mbi edukatën qytetare si dhe u është ofruar një pyetësor përmes të cilit ata do të vlerësonin dobinë e këtij programi në klasat e tyre. Vlerësimet e mësuesve janë kryer gjatë verës 2010 para zgjatjes së programit në shtator të vitit 2010.
Në vlerësimin e programit prej njërit nga mësuesit thuhet, “Të Mësojmë për Ligjin është shumë i përshtatshëm për nxënësit e klasës së dytë dhe është mjaft tërheqës.” Një mësues tjetër përmend se që nga prezantimi i librave për ngjyrosje nxënësit kanë qenë mjaft kuriozë për të ditur më shumë për ligjin dhe procesin gjyqësor. Vlerësimet e mësuesve për programin nënvizojnë se pas diskutimit në orë mësimore nxënësit kuptojnë përmbajtjen dhe shfaqin njohuri mbi sistemin. Gjykatat Model që kanë marrë pjesë në shpërndarjen e librave për ngjyrosje kanë qenë shumë të interesuar për të demonstruar punën e gjykatës duke mirëpritur nxënësit dhe duke u ofruar atyre vizita në gjykatore.
Duke filluar nga shtatori 2010 do të shtypen dhe shpërndahen edhe 15,000 libra shtesë për ngjyrosje përpos atyre që tashme janë shpërndarë në zonat urbane dhe rurale. Librat për ngjyrosje si dhe udhëzuesit për mësuesit që i shoqërojnë këto, ofrojnë një burim alternative të informacionit mbi sistemin gjyqësor duke plotësuar përpjekjet e gjithanshme të Gjykatave Modele për ngritjen e vetëdijes mbi sistemin gjyqësor dhe Sundimin e Ligjit.
Për të plotësuar donacionin me libra për ngjyrosje më shumë se 500 mbështetës nga Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar donacione private prej më shumë se 5,000 kuti të ngjyrave që do shoqërohen me shpërndarjen e librave për forcimin e partneritetit ndërmjet gjykatave, shkollave dhe USAID-it. “Thirrja për ngjyra” është reklamuar në internet përmes rrjeteve sociale si dhe përmes faqes së internetit të USAID-it, www.drejtesia-ks.org. Programi akoma vazhdon të bëjë thirrje për mbështetje me ngjyra për të mbështetur veprimtarinë derisa vazhdon zgjerimi i Programit të Gjykatave Model dhe i librave për ngjyrosje.
Nisma për librat për ngjyrosje ”Të Mësojmë për Drejtësinë” është pjesë e Programit të USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, një program ky tre vjeçar për forcimin e institucioneve gjyqësore në Kosovë.