usaid logo usaid logo

PMDK ndihmon nė komunimikimin e KGJK-sė me publikun

Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë në vazhdën e aktiviteteve të saja në mbështetje të Këshillit gjyqësor të Kosovës ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e një sërë aktiviteteve të KGJK-së që kanë të bëjnë me informimin publik.

Në këtë mes, PMDK ka ofruar mbështetjen e vet në realizimin e konferencës së parë me media të Këshillit gjyqësor të Kosovës të realizuar para disa javësh, ku Kryesuesi i KGJK-së, z. Enver Peci dhe Drejtori i Institutit gjyqësor të Kosovës, z. Lavdim Krasniqi kanë shpalosur para mediave të arriturat nga Plani strategjik 2008 – 2012.

Përveq kësaj, PMDK ka aranzhuar tri paraqitje publike në tri televizione kombëtare për z. Peci. Në këtë mes, janë realizuar tri intervista me z. Peci në emisionin “Jeta në Kosovë” të transmetuar në RTK, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së dhe “Sy me sy” të TV21. Këto intervista kanë shërbyer në promovimin e të arriturave të KGJK-së dhe paraqitjen e planeve për të ardhmen.

PMDK poashtu ka ofruar këshilla profesioniale në përpilimin e Udhëzimeve zyrtare për komunikim me media të KGJK-së.

Në mënyrë që të ndihmoj në zhvillimin e një komunikimi të shëndetshëm me media, PMDK ka propozuar dhe është duke punuar në realizimin e një trajnimi profesional për personelin e KGJK-së, gjyqësorit dhe prokurorisë së vendit. Fokusi i trajnimit, që do të realizohet nga profesionistë të lëmisë së komunikimit masiv të Univerzitetit AAB/Riinvest, do të jetë i shtrirë në fushën e: krijimit të porosive, prezantimit publik, fjalimit, intervistave në media, paraqitjes në konferenca për media, komunikimit gjatë krizave dhe pjesëmarrjes në fushata edukative.

Përmes këtij trajnimi do të arrihet të ngrihen aftësitë prezantuese të personelit kyç të gjyqësorit të vendit dhe do të ndihmohet ngritja e kapaciteteve të KGJK-së, gjyqësorit dhe prokurorisë për një komunikim me efikas me publikun në temat e rëndësishme për publikun nga fusha e gjyqësorit.

PMDK do të ndihmoj edhe në muajt e ardhshëm KGJK-në për të komunikuar me publikun përmes realizimit dhe transmetimit të tre dokumentarëve televiziv mbi gjyqësorin në vend, pastaj përmes një fushate edukativo-sensibilizuesesi, përmes lansimit të web-faqeve zyrtare për gjykatat model të Kosovës, si dhe përmes një sërë epizodash të ri të serialit “Brenda drejtësisë” që do të filloj së realizuari gjatë ditëve në vijim dhe do të transmetohet në TV publik të vendit dhe televizionet lokale.