Trajnimi i trajnerėve mbi Kodin e Mirėsjelljes
Më 7 dhe 8 shtator 2010, NCSC zhvilloi seanca trajnimi për ata që do u ofrojnë trajnim stafit të gjykatës mbi Kodin e ri të Mirësjelljes për Punonjësit e Administratës Gjyqësore. Kodi i ri i Mirësjelljes i miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 18 korrik 2010, u ofron punonjësve udhëzimet mbi çështjet etike që janë specifike për gjykatat.
Bob Wily, Këshilltar për Administrimin e Gjykatave nga NCSC ceku se “Trajnerët në Ky grup ka në vete trajnerë lartë e të aftë. Shumica prej tyre kanë qenë të përfshirë në hartimin e Kodit të ri të Mirësjelljes si dhe në zhvillimin e një plani trajnimi. Këta do bëjnë një punë të shkëlqyer duke përcjellë porosinë e Kodit të ri të Mirësjelljes i cili konsiston në atë që punonjësit e gjykatës duhet të plotësojnë standardet më të larta të sjelljes etike.”
Albert Avdiu, Këshilltar i Lartë Ligjor, shtoi se “Këta trajnerë jo vetëm që do të do të zhvillojnë trajnime vetanake por edhe do kenë mundësi të trajnojnë të tjerët në gjykata për të ofruar trajnime të cilësisë së lartë mbi Kodin e Mirësjelljes. Kjo do të mundësojë që trajnimet e etikës në gjykata të mund të zhvillohen më me shpejtësi dhe efikasitet sesa në ndonjë rrethanë tjetër."