usaid logo usaid logo

Mblidhet Grupi punues i KGjK-sė pėr Strategjinė shtetėrore pėr zvogėlimin e lėndėve tė vjetra tė grumbulluara

Më 16 shtator Këshilli Gjyqësor i Kosovës mblodhi Grupin punues për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara për të zhvilluar një strategji për adresimin e lëndëve te vjetra të grumbulluara në gjykatat e rregullta. Grupi punues është themeluar në muajin gusht me anë të vendimit të Kryesuesit të KGJK-së, gjyqtarit Enver Peci si përgjigje ndaj shqetësimeve të identifikuara në Raportin e Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian dhe i cili u është shpërndarë gjyqtarëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe medias. Në takimin e parë të Grupit punues, gjyqtar Peci u nënvizoi anëtarëve rëndësinë dhe urgjencën e punës së Grupit punues.



Zvogëlimi i lëndëve të vjetra të grumbulluara dhe menaxhimi me afat-gjatë i rrjedhës së lëndës është prioritet i KGJK-së për gjyqësorin e riemëruar dhe në linjë me qëllimin 5 të Planit strategjik të gjyqësorit për vitet 2007-2012. Strategjia shtetërore për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara do të adresojë lëndët e prapambetura në lëmine penale, civile dhe përmbarimore.

Grupi punues emëroi si Kryesues Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanin dhe pastaj vijoi duke shqyrtuar informacionin e detajuar mbi vëllimin dhe vjetërsinë e ngarkesës me lëndë, pengesave për procedimin dhe zgjidhjen e tyre me kohë si dhe nismat e suksesshme dhe ato të planifikuara për t’iu qasur këtyre pengesave. Gjatë javëve në vijim anëtarët e grupit punues do të takohen në nën-grupe tematike për të zhvilluar propozime për veprimet afat-shkurtra dhe afat-gjata që mund të zbatohen si në nivelin lokal të gjykatës ashtu edhe në nivelin qendror, në fushat e lëndëve civile kontestimore, penale dhe ekzekutimit të gjykimeve. Një raport i brendshëm pritet në ose rreth datës 5 tetor.

Anëtarësia e Grupit punues

Penale       
Fejzullah Hasani (Kryetar i Gjykatës Supreme)       
Salih Mekaj (Kryetar i Gjykatës së Qarkut të Pejës)        
Zyhdi Haziri (Gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan)       
Zehra Vërbovci (Gjyqtare e Gjykatës Komunale në Mitrovicë)

Civile
Ymer Hoxha (Kryetar i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit)
Makifete Saliuka (Gjyqtare i Gjykatës Komunale të Prishtinës)
Ragip Kadriu (Gjyqtar i Gjykatës Komunale në Mitrovicë)

Përmbarimore
Enver Peci (Kryesues i KGJK-së)
Murat Paçarada (Administrator i Gjykatës Ekonomike)
Isa Shala (ish-referent përmbarues në Gjykatën Komunale të Skenderajt)

Lëndët e vjetra të grumbulluara kundrejt atyre të pakryera

Lëndët e vjetra të grumbulluara shpesh keq-prezantohen si numri i lëndëve të pakryera pranë gjykatës. Lëndët e pakryera përfshijnë të gjitha lëndët e pazgjidhura. “Lëndët e vjetra të grumbulluara” përkufizohen si lëndë të cilat presin gjykimin apo presin zgjidhje më gjatë sesa standardi i përcaktuar kohor për procedim të lëndës. Një analizë e të dhënave të ofruara nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës sugjeron se 1/3 deri në 2/3 nga 200,000 lëndët e pakryera në gjykatat e rregullta duhet të konsiderohen si lëndë të vjetra të grumbulluara. Gjykatat e rregullta përfshijë Gjykatën Supreme, Gjykatën Ekonomike dhe Gjykatat Komunale.