PMDK investon nė shkathtėsitė prezentuese tė gjyqtarėve dhe prokurorėve
Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë duke patur parasysh nevojat aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të riemëruar për komunikim me publikun mbi aktivitetet e këtyre dy institucioneve të rëndësishme vendore, ka nisur një trajnim në fushën e komunikimit me publikun.
Trajnimi është duke u mbajtur në objektet e Univerzitetit vendor AAB/Riinvest, me trajnues të njohur vendorë dhe ndërkombëtar të kësaj fushe. Trajnimi përmbanë tri module, të cilat janë të organizuara përgjatë tri javëve dhe ju ofrohet dy grupeve ndaraz, grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Më datë 04 tetor 2010 është mbajtur moduli i parë i trajnimit për prokurorë, përderisa moduli i parë i gjyqtarëve është realizuar më datë 07 tetor 2010. Ky modul i është kushtuar Krijimit të mesazhit, si një pikënisje e krijimit dhe implementimit të një strategjie për komunikim me publikun.
Dy modulët në vijim do të ofrohen gjatë dy javëve në vijim (java e 11 dhe 18 tetorit) për të dyja grupet. Këto module i dedikohen Paraqitjes në media dhe Komunikimit në kohë krize dhe gjatë fushatave.
Moduli i parë u ka mundësuar pjesëmarrësve në trajnim të analizojnë gjendjen aktuale të institucioneve të tyre karshi komunikimit me publikun dhe ju ka ndihmuar të njëjtëve të identifikojnë porositë kyçe për komunikim me publikun për çdo fushë të punës së tyre.
Përveq trajnimit, PMDK ka ofruar mbështetjen e vet në realizimin e një sërë aktivitetesh që ndihmojnë në ngritjen e komunikimit të gjyqësorit me publikun. Këto aktivitete kanë qenë ngjarjet inauguruese të gjykatave, paraqitje në media të personaliteteve të ndryshme, shpërndarja e librave për ngjyrosje për nxënës të shkollave fillore, lansimi i web-faqeve të reja për gjykatat model, emetimi i serive televizive “Brenda drejtësisë”, etj.
PMDK po punon në hapjen e gjykatave për vizita studimore për nxënës dhe student sidomos në tri data të shënuara për gjyqësorin, gjegjësisht 16 janarin kur shënohet “Dita kosovare e drejtësisë”, 9 prillin kur shënohet “Dita e Kushtetutës”, dhe 25 tetorin me ç’datë shënohet “Dita evropiane e drejtësisë”.
Aktivitete të tilla planifikohet të mbahen edhe në javët dhe muajt në vijim dhe të gjitha orientohen në drejtim të shpërndarjes së porosive të gjyqësorit në publik rreth punës së tij, për të ngritur vetëdijën e publikut mbi këtë fushë të rëndësishme.
Trajnimi për media është duke u mbështetur financiarisht nga partneri i NCSC-së, World Learning.