usaid logo usaid logo

Dhjetė web faqe tė reja afrojnė gjykatat me qytetarin

Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë i USAID-it në vazhdën e aktiviteteve që janë pjesë e Programit të gjykatave model të Kosovës ka realizuar edhe një projekt tejet të rëndësishëm në fushën e hapjes së gjykatave karshi publikut dhe ngritjes së transparencës së tyre.

Fjala është për lansimin e web faqeve për dhjetë gjykatat që janë pjesë e Programit të gjykatave model të Kosovës. Projekti plotëson një kriter të rëndësishëm modern të lidhjes së gjykatave me qytetarin në fushën e shkëmbimit të informatave të nevojshme. Nga ky projekt janë realizuar web faqet për gjykatën e qarkut të Pejës dhe Mitrovicës, gjykatës ekonomike në Prishtinë dhe gjykatave komunale të Prishtinës, Mitrovicës, Skënderajt, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Kamenicës dhe Ferizajit.



Gjykatat janë në tri gjuhë (shqipe, serbe dhe angleze) dhe përmbajtja e tyre i është dedikuar ofrimit të informatave bazike mbi strukturën e gjykatave në fjalë, orarit të punës së tyre me palë, ofrimit të çmimoreve të aplikueshme për klientë, ofrimit të legjislacionit bazë që rregullon punën e gjykatës si dhe të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, informata mbi Ndihmën juridike si dhe Këshillin gjyqësor të Kosovës dhe shumë informata të tjera të përshtatshme për publikun.

Gjykatat model do të fillojnë të publikojnë së shpejti në këto web-faqe edhe Vendimet e tyre për lëndët e parashtruara në këto institucione, duke lehtësuar qasjen në to për të gjithë publikun.

Brenda një kohë të shkurtër, PMDK do të realizoj edhe trajnimin për zyrtarët e informimit të gjykatave për punë me Sistemin e menaxhimit të informatave për këto web-faqe, në mënyrë që personeli i gjykatave të marrë përsipër përditësimin e web-faqeve në fjalë.



Për të vizituar këto web-faqe, ju lutemi referojuni hartës virtuale në këtë lidhje apo vizitoni linqet në vijim:

www.gjykatat-ks.org/prishtine
www.gjykatat-ks.org/mitrovice
www.gjykatat-ks.org/skenderaj
www.gjykatat-ks.org/peje
www.gjykatat-ks.org/gjakove
www.gjykatat-ks.org/prizren
www.gjykatat-ks.org/gjilan
www.gjykatat-ks.org/kamenice
www.gjykatat-ks.org/ferizaj
www.gjykatat-ks.org/ekonomike

PMDK do të ndihmoj edhe më tej gjyqësorin në këtë fushë, duke ripërpunuar së shpejti web-faqën e Këshillit gjyqësor të Kosovës.