Planet e Konsorciumit tė Gjykatave Modele pėr Ditėn Evropiane tė Drejtėsisė
Një javë pas përvjetorit të parë të inaugurimit të renovimit të Gjykatës Model të Ferizajit, Konsorciumi i Gjykatave Model zhvilloi takimit të pesëmbëdhjetë për të shqyrtuar përparimin në plotësimin e standardeve të përmirësimit të gjykatave, për të diskutuar instalimin e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve si dhe për të promovuar fushata të reja të vetëdijesimit të publikut.
Shqyrtimi i performansës së Gjykatave Model në përmbushjen e standardeve të performansës tregoi përparim të dukshëm në të gjitha gjykatat përpos Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës. Që nga zhvendosja e saj në mars të vitit 2008, gjykata e qarkut e Mitrovicës ka funksionuar në bazë të urgjencës. Nismat e reformave që tashme janë testuara me sukses në gjykatat model tashmi po zbatohen edhe në gjykatat e tjera përmes Doracakut të KGJK-së mbi Menaxhimin e Gjykatës, udhëzimet dhe procedurat e rejat nga Sekretariati i KGJK-së si dhe me anë të standardeve uniforme për renovimin e ndërtesës së gjykatës.
Takimi i Konsorciumit diskutoi zbatimin e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatat Model. Gjykatat Model të rinovuara kanë fituar hapësirat e nevojshme për të centralizuar sistemet e raftimit të lëndëve. Gjykata Ekonomike është gjykata e parë që ka arritur të bëjë Zyrën Qendrore të Menaxhimit të Lëndëve tërësisht funksionale. Murat Paçarada, administrator në Gjykatën Ekonomike, raportoi se të gjitha lëndët janë bartur nga zyrat e gjyqtarëve tek Zyra Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve dhe tani po përcillen përmes sistemit të indeks kartelave.
Të gjithë përfaqësuesit e gjykatave model, në mënyrë unanime miratuar propozimin për zbatimin e një varg aktivitetesh për vetëdijesimin e publikut gjatë festimit të Ditës Evropianë të Drejtësisë (24 tetor). Më 22 dhe 28 tetor organizohet “Ditë e Hapur” dhe informacione për aktivitete rinore ku do marrin pjesë edhe mediat lokale. Festimi i Ditës Evropiane të Drejtësisë nga gjykatat modele do të përkojë edhe me përfundimin e procesit të riemërimit dhe transferimit të përgjegjësive për emërime dhe disiplinë nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës.