usaid logo usaid logo

Gjykatat Model tė Kosovės do festojnė Ditėn Evropiane tė Drejtėsisė

Përmes Projektit të USAID-it për Mbështjetjen e Drejtësisë, Konsorciumi i Gjykatave Model të Republikës së Kosovës ka aranzhuar nismën Gjykata e Hapur që është mbarë kombëtare dhe në nder të Ditës Evropiane të Drejtësisë. Dita Evropiane e Drejtësisë e cila shënohet më 25 tetor ka për qëllim të sjellë drejtësinë më afër qytetarit të Kosovës si dhe të arsimojë publikun mbi të drejtat dhe përgjegjësite e qytetarëve mbi qasjen, respektimin dhe të kërkuarit e drejtësisë.



Përmes nismës Gjykata e Hapur, Gjykatat Model në mbarë Kosovën do jenë nikoqire të simulimeve të seancave gjyqësore të udhëhequra nga nxënës të shkollave fillore, të mesme si dhe studentë të universiteteve si dhe të organizojnë vizita në gjykata. Secila gjykatë do të festojë n një mënyrë unike, si për shembull:

  • Në Gjykatën e Qarkut të Pejës zyrat për informim publik dhe zyra e menaxhimit të lëndëve do të drejtohen nga nxënësit e shkollave të mesme në partneritet me punënjësit e gjykatës;
  • Gjykatat Komunale të Gjakovës dhe Skenderajit do të vizitojnë shkollat fillore nëpër fshatra ku do shpërndajnë ngjyrat për ngjyrosjen e librave mbi ligjin;
  • Gjykatat Komunale të Gjilanit dhe Prizrenit do të jenë nikoqire të studentëve universitarë dhe do të angazhojnë mediat lokale për të mbuluar vizitat në ndërtesat e sapo rinovuara të këtyre gjykatave.
  • Kryetarët e sapo emëruar të gjykatave të qarkut do të zhvillojnë intervista dhe vizita në gjykata së bashku me mediat lokale.

Dita Evropiane e Drejtësisë për qytetarët e Kosovës paraqet një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi rëndësinë e sundimit të ligjit për progresin drejt një së ardhme në komunitetin Evropian. Veprimtaritë që do zhvillohen në mbarë vendin do t’u ofrojnë qytetarëve një mundësi për të konsideruar përgjegjësitë tona në një shoqëri demokratike sikurse është edhe obligimi i të qenit të informuar mbi qeverinë dhe çështjet e komunitetit; për t’iu bindur dhe për të respoektuar ligjin; për të mbështetur zbatuesit e ligjit; për të respektuar të drejtat e qytetarëve të tjerë për të nderuar detyrimet tonë në pagesën e faturave, kredive, dhe borxheve ndaj personave dhe institucioneve; si dhe për të ushtruar parimet e qytetarisë së mirë në shtëpitë, shkollat dhe vendet tona të punës.

Fotografitë nga nismat “Gjykata e Hapur” do të postohen gjatë javëve në vijim në portalin e faqes së Gjykatave Model në: www.courts-ks.org.