usaid logo usaid logo

Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės miraton Strategjinė shtetėrore pėr zvogėlimin e lėndėve tė vjetra tė grumbulluara

Më 11 nëntor 2010, Këshilli gjyqësor i Kosovës me unanimitet të plotë miratoi Strategjinë shtetërore për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara, ashtu siç ishte prezantuar nga Grupi i lartë punues i udhëhequr nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Hasani.

Përmes vendimit të sotëm, Këshilli gjyqësor i Kosovës ka urdhëruar kryetarët e gjykatave të rregullta dhe për kundërvajtje të fillojnë me implementimin e strategjisë menjëherë dhe të raportojnë në baza mujore tek Zyra e Auditit e Këshillit gjyqësor të Kosovës. Zyra e auditit do të raportojë mbi progresin në baza tri-mujore pranë KGjK-së, e të njëjtat raporte do të publikohen për opinionin e gjerë.



Strategjia për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara do t’u ofroj një mundësi të re kryetarëve të gjykatave që të sigurohen që puna e gjyqtarëve në menaxhimin dhe procesimin e lëndëve të jetë efikase. Implementimi efektiv i strategjisë do t’i mundësoi gjyqësorit të bëjë krahasime dhe të demonstroi progres në fushat e identifikuara si brengosëse në Raportin e progresit të Komisionit Evropian. Strategjia në fjalë është e para e këtij lloji në Kosovë dhe e njëjta u ofron udhëzime të detajizuara të gjithë akterëve institucional në afatin e shkurtër dhe për vitet në vijim.

Miratimi i Strategjisë për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara është një hap i madh drejt zbatimit të Planit strategjik të KGjK-së për vitet 2007 – 2012, për fushën e gjyqësorit. Strategjia përmbledhë 96 veprime me terme fikse dhe 6 veprime të përhershme, të cilat do të inicohen si në nivelin qëndror, poashtu edhe në atë të gjykatave. Janë identifikuar veprime për pastrim të dosjeve të grumbulluara për implementim të menjëhershëm, të cilat do të kompletohen brenda 1 – 3 muajsh. Shumica e veprimeve tjera janë paraparë të ndodhin gjatë gjashtë deri dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, dhe implementimi i tyre pritet të finalizohet brenda tri viteve.

Lëndët e vjetra të grumbulluara kundrejt atyre të pakryera:

Lëndët e vjetra të grumbulluara shpesh keq-prezantohen si numri i lëndëve të pakryera pranë gjykatës. Lëndët e pakryera përfshijnë të gjitha lëndët e pazgjidhura. “Lëndët e vjetra të grumbulluara” përkufizohen si lëndë të cilat presin gjykimin apo presin zgjidhje më gjatë sesa standardi i përcaktuar kohor për procedim të lëndës. Një analizë e të dhënave të ofruara nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës sugjeron se 1/3 deri në 2/3 nga 200,000 lëndët e pakryera në gjykatat e rregullta duhet të konsiderohen si lëndë të vjetra të grumbulluara. Gjykatat e rregullta përfshijë Gjykatën Supreme, Gjykatën Ekonomike dhe Gjykatat Komunale.

Ju lutemi shkarkoni Strategjinë në fjalë në këtë lidhje!