usaid logo usaid logo

Gjykatat Model festuan Ditėn evropiane tė drejtėsisė

Gjykatat Model të Kosovës hapën dyert e tyre për publikun nga data 22 deri më 29 tetor 2010 për të shënuar Ditën evropiane të drejtësisë, që festohet më 25 tetor 2010.



Në Kosovë, aktivitetet e e organizuara për të shënuar Ditën evropiane të drejtësisë u ofruan gjykatave dhe qytetarëve të Kosovës një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e Sundimit të ligjit në vend, në rrugën e progresit drejt komunitetit Evropian. Që nga muaji dhjetor i vitit 2008, Gjykatat model të Kosovës kanë punuar në arritjen e standarteve evropiane në fushën e komunikimeve, informimit të publikut, qasjes dhe sigurisë.

Gjykatat model të Kosovës kanë përqafuar Ditën evropiane të drejtësisë si një mundësi për të paraqitur veten dhe punën e tyre para qytetarëve të cilëve ju shërbejnë. Me mbështetjen e USAID-it, Gjykatat model të Kosovës organizuan Ditët e hapura për qytetarët e të gjitha grup-moshave, me qëllim të ngritjes së vetëdijës, kuptimit dhe ndryshimit të qasjes karshi sistemit:

  • Punonjësit e gjykatave organizuan vizita për mediat lokale dhe publikun;
  • Gjyqtarët dhe prokurorët pritën nxënës dhe shpërndanë libra edikativ për ngjyrosje;
  • Nxënësit e shkollave të mesme mbajtën simulim të rasteve në sallën e gjykatave;
  • Gjykatat nënshkruan marrëveshje partneriteti me shkolla juridike;
  • Studentët zëvendësuan punonjësit e gjykatës në pikat informative dhe ato të pranimit të lëndëve;
  • Studentët shpërndanë broshura Të njohësh gjykatën tënde nëpër fshatra dhe enklava jashtë qyteteve;

Dyert e hapura të gjykatave janë shënuar nëpër vende të shumta evropiane. Seanca plenare për të shënuar Ditën evropiane të drejtësisë është mbajtur nga ana e Këshillit Evropian, në Ljubljanë të Sllovenisë.



Aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë në Kosovë janë përmbledhur në ëeb-faqet e Gjykatave model të Kosovës:

Gjykata ekonomike

Ferizaj

Gjilan

Kamenicë

Pejë

Gjakovë

Skenderaj

Mitrovicë

Prizren

Konzorciumi i Gjykatave model të Kosovës është themeluar në fillim të vitit 2008 në Kosovë, me qëllim të testimit dhe implementimit të praktikave më të mira në menaxhimin e gjykatave në tërë vendin. Që nga themelimi dy vite më parë, Konzorciumi i Gjykatave model të Kosovës ka arritur të shëndrrohet në një forum me ndikim për avokim të politikave dhe në katalizator të ndryshimeve pozitive në gjykata. 

Programi i Gjykatave model të Kosovës është bërë i mundur përmes mbështetjes së Programit të USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë. Implemntues i këtij programi është Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore.

Çdo vit, praktikat më të mira në fushën e drejtësisë shpërblehen nga Këshilli I Evropës në Ditën evropiane të drejtësisë përmes shpërblimit të Peshorës së kristaltë. Këtë vit, ky shpërblim I është dhënë gjykatës në Yambol, në Bullgari për përpjekjet e saja për të informuar opinionin rreth punës së gjykatës.

Për më shumë fotografi nga të gjitha ngjarjet, ju lutemi vizitoni këtë lidhje!