usaid logo usaid logo

Shėnohet me ceremoni tė veqantė procesi i emėrimeve nė sistemin gjyqėsor

Më datë 26 tetor 2010, Zëvendës Ambasadori Amerikan, Michael Murphy, së bashku me Kryesuesin e Këshillit gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Kryetarin e Komisionit të pavarur për gjyqësor dhe prokurori, Timothy Baland dhe Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi, ju bashkuan ceremonisë së përfundimit të procesit të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces i cili u administrua nga Komisioni i pavarur për gjyqtar dhe prokurorë (KPGjP).



Si rrjedhojë e procesit të emërimeve, 60% e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të emëruar në Kosovë janë të rinj në pozitat e caktuara – një freskim i jashtëzakonshëm i gjyqësorit të Kosovës. Kandidatët e pozitave për gjyqësor, të të gjitha niveleve, u emëruan pas një procesi të testimit dhe vlerësimit, i cili ka përfshirë vlerësimin mbi aftësitë profesionale dhe Kodin e etikës, hulumtimin e prapavisë së tyre, deklarimin e pasurisë, si dhe shqyrtimin e performancës dhe profesionalizmit të tyre. Në tërësi, 394 pozita janë plotësuar me punonjës përgjatë këtij procesi.

Pas procesit të emërimit, janë vënë në pozita të reja shumë Kryetar gjykatash e Prokurorë, duke hapur rrugën në këtë formë për menaxhim më të mirë të punës në gjyakata dhe performansë më të lartë në gjyqësor. Fundi i mandatit të KPGjP-së ka koinciduar edhe me pranim-dorëzimin zyrtar të funksionit të emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet performansa, integriteti dhe diciplina e tyre.



Përfundimi i procesit të emërimeve i ka kontribuar ngritjes së një gjyqësori dhe prokurorie më të pavarur, llogari-dhënëse dhe profesionale. Projekti në fjalë është mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Qeveria Amerikane përmes Agjensionit për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përveq ofrimit të pjesërishëm të fondeve për këtë proces, USAID ka ofruar ekspertë të ndryshëm për të mbështetur procesin e vlerësimit dhe emërimit, përmes Programit për mbështetje drejtësisë në Kosovë.

Rreth KPGjP-së:

Komisioni i pavarur për gjyqtarë dhe prokurorë është themeluar në vitin 2008, si një trup autonom i Këshillit gjyqësor të Kosovës, për të bërë një shqyrtim të thuktë të përshtatshmërisë së kandidatëve që kanë aplikuar për pozita të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në përputhje me Nenin 150 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Komisioni fillimisht është përbërë nga ekspert juridik ndërkombëtar, të cilëve më vonë u janë bashkuar anëtarë të gjyqësorit kosovar nga Gjykata Supreme, Prokuroria e shtetit dhe Gjykatat e qarkut. Procesi i emërimeve i bërë nga KPGjP-ja dhe i tranferuar në KGjK është në përputhje me standartet evropiane që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.