Referentėt pėrmbarues tė gjykatave kanė pėrfunduar Programin e trajnimit ndėrmjetės tė IGJK-sė
Me 10 dhe 12 nëntor, 70 nëpunës të gjykatës, që veprojnë si zyrtar të ekzekutimeve në gjykatat komunale dhe në gjykatën ekonomike, dhe 10 praktikant janë çertifikuar për pjesëmarrjen në trajnimin ndërmjetës prej 9 modulesh, për procedurën përmbarimore dhe zbatimin e saj në Kosovë. Pjesëmarrësit e trajnimit e kanë vlerësuar trajnimin si mjaft të suksesshëm dhe të nevojshëm për një punë më efektive.
Trajnimi u përmbyll me modulin për etiken profesionale. Pjesëmarrësit kane diskutuar dilemat e përbashkëta etike dhe kanë analizuar skenarët e dizajnuar për të vënë në pah parimet që dalin nga Kodi i mirësjelljes për punonjësit e gjykatave, i cili është miratuar nga Këshilli gjyqësor i Kosovës në qershor të këtij viti. Është diskutuar po ashtu edhe e ardhmja e Kosovës dhe pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë për reformat qe po ndërmerren në Kosovë dhe në vendet fqinje.
Violaine Autheman, Zëvendës shefja e zyrës, e Programit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it, i përgëzoi pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e tyre aktive përgjatë programit. Ajo po ashtu i falënderoi trajnuesit për “kontributin e tyre të vazhdueshëm për rritjen e aftësive profesionale” të zyrtarëve përmbarimor në Kosovë. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit gjyqësor të Kosovës, ri-konfirmoi mbështetjen e institutit për të ofruar mundësi për trajnime për nëpunësit e gjykatave në të ardhmen dhe ndau çertifikatat për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit. Trajnime të avancuara në fusha të veçanta të procedurës përmbarimore pritet të ofrohen nga Instituti gjyqësor i Kosovës në 2011.
Përgjatë Programit të trajnimit, referentët përmbarues kanë fituar njohuri të thella në çështje administrative dhe ligjore lidhur me procedurën e ekzekutimit; konceptin e menaxhimit të ngarkesës me lëndë; kërkesat e të shkruarit ligjor, fushëveprim të gjerë të veprimeve të përmbarimeve monetare, pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme; mjetet juridike ofruar palëve; si dhe rolin dhe përgjegjësinë e referentëve, gjyqtarëve, palëve dhe palëve të interesuara.
Trajnimi është organizuar në partneritet në mes të Institutit gjyqësor të Kosovës, Programit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it dhe Programit Holandez për Reformimin e Përmbarimeve në Ballkan. Programi i trajnimit është mbajtur nga dy trajnerë të çertifikuar, me përvoje të madhe në procedurën përmbarimore civile: Isa Shala, Kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj dhe Shasivar Hoti, Administrator në Gjykatën Komunale në Lipjan. Po ashtu ligjërues mysafir kanë ligjëruar në module të veçanta, bazuar në fushën e tyre të specializuar.
Ju lutemi vizitoni këtë lidhje për më shumë fotografi nga këto dy ngjarje!