usaid logo usaid logo

“Brenda drejtėsisė” me njė dritare tė re pėr publikun

Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë i USAID-it vazhdon përkrahjen e vet për Këshillin gjyqësor të Kosovës dhe promovimin e zhvillimeve pozitive në fushën e riorganizimit të punëve në gjyqësor dhe hapjen e gjyqësorit karshi qytetarit.



Në këtë drejtim, sapo ka përfunduar së shfaquri në televizionin kombëtar të Kosovës (RTK) sezoni i dytë i serialit televiziv “Brenda drejtësisë”. Sezoni i ri e epizodëve ka mbuluar tema të ndryshme të cilat trajtojnë problematike të ndërlidhura me gjyqësorin e vendit, nga ato që kanë të bëjnë me probleme kontraktuale deri tek sulmet fizike ndaj personave zyrtar në punë.

Sezona e dytë e serialit do të filloj së shpejti të transmetohet edhe në pesë televizione lokale të qyteteve të ndryshme të Kosovës, në mënyrë që qytetari të ketë mundësi më të mëdha për të parë të njëjtin. Në Prizren seriali do të shfaqet në TV Opinion, në Ferizaj në TV Tema, në Gjakovë në TV Syri Vision, në Maqedoni në AlsatM, në Pejë në TV Dukagjini.



Përveq transmetimit në televizione, seriali “Brenda drejtësisë” ka hapur një dritare të re për të gjithë adhuruesit e tij. Është lansuar para ca ditësh web-faqja zyrtare e serialit. Web-faqja është realizuar nga kompania “Rrota” me mbështetjen financiare të USAID-it. Tashmë www.brendadrejtesise-ks.com ofron një mundësi të re për adhuruesit e serialit të shohin seritë e sezonit të parë të këtij seriali. Breda disa ditëve edhe sezona e dytë e serialit do të jetë në dispozicion të shikuesve në këtë faqe.

Përveq mundësisë për të parë serialin, adhuruesit e tij do të mund të mësojnë më shumë për aktorët dhe stafin realizues të tij, si dhe do të kenë mudnësi të shkarkojnë fotografi nga skenat e xhirimeve dhe të fitojnë setin e DVD-ve të të dyja sezoneve, nëse posedojnë njohuri bazike të sistemit gjyqësor të vendit.

Programi i USAID-it për Mbështetje Drejtësisë në Kosovë u uron të gjithë vizitorëve të web-faqës së “Brenda drejtësisë” çaste të mira gjatë hulumtimit të përmbajtjes së faqes!