usaid logo usaid logo

Vizita e shkollės “Mileniumi i tretė” nė Gjykatėn Ekonomike

Me kërkesën e Shkollës fillore "Mileniumi i tretë", në Prishtinë, gjykata ekonomike më datë 01 dhjetor 2010 ka mirëpritur rreth 60 nxënës të klasës së katërt dhe katër arsimtare të kësaj shkolle. Pasi që shkolla kishte marrë informacione se kjo gjykatë kohë pas kohe po organizon aktivite të ndryshme për ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për punën e gjykatës, ka marrë iniciative dhe ka bërë një kërkesë për një vizitë te gjykata përmes koordinatorit për informim të gjykatës, Fitim Rexhepi. Gjykata ekonomike me kënaqësi i ka pritur nxënësit dhe arsimtaret e tyre për të takuar një nga tri gjyqtarët e gjykatës dhe për të vizituar sallën e gjykimit dhe zyrën qëndrore për menaxhimin e lëndëve, të cilat janë rinovuar përmes Programit për Gjykata Model të USAID-it.



Në sallë të gjykimit nxënësit janë pritur nga gjyqtari Nezir Bytyqi dhe atyre iu është shpjeguar për kompetencat e gjykatave në përgjithësi dhe të gjykatës ekonomike në veçanti. Nxënësit kishin shumë pyetje:

  • Kush merr pjesë në seancë?
  • Ku ulen palët?
  • Kush merr vendim për të dënuar, apo për të zgjidhur çështjen?
  • Pse përdoret çekani në gjykatë?
  • Cili është kuptimi i peshores së drejtësisë?

Administratori i gjykatës, Nysret Arifi, bashkë me koordinatorin për informim, Fitim Rexhepi i kanë udhëhequr nxënësit për një shëtitje në gjykatë. Nxënëseve iu është shpjeguar në pika të shkurta puna administrative e gjykatës, pranimi i dokumenteve dhe vulosja e tyre dhe punët tjera administrative.



Përveç organizimit të vizitës së shkollës fillore, gjykata në baza javore pret në vizitë nxënës të shkollës ekonomiko- juridike të Prishtinës, dhe bashkëpunon me studente të fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, që të marrin pjesë në seanca dhe të informohen sa më mirë me punën e gjyqtarët drejtpërdrejt përmes procedurave gjyqësore.

Në fund të vizitës së nxënësve të shkollës fillore, nxënësve iu është dhuruar libri për ngjyrosje “Të mësojmë për gjyqtarët”, dhe ngjyrat për ngjyrosje të dhuruar nga qytetarët e Sh.B.A.— pjesë e iniciativës “Të mësojmë për drejtësinë”, të cilat janë zhvilluar nga Programi i Gjykatave Model për përmirësimin e edukimit qytetar në shkolla përmes bashkëpunimit të gjykatave dhe shkollave fillore. Nga fillimi i iniciativës, rreth 7.000 nxënës kanë pranuar librat për ngjyrosje dhe kanë vizituar gjykatën e komunës së tyre.

Gjykatat model të Kosovës kanë hapur dyert e tyre për publikun si tregues i një epoke të re, transparencës dhe qasjes në drejtësi në Kosovë. Përmes Programit të Gjykatave Model, gjykatat e Kosovës janë duke përmirësuar kualitetin e shërbimeve të ofruar qytetarët dhe bashkëpunojnë drejtpërdrejtë me qytetaret në ngritjen e vetëdijesimit dhe të kuptuarit e tyre për sistemin gjyqësor.

Përgatitjet për të festuar Ditën e Drejtësisë 2011 tashme kanë filluar.

Për fotografitë e vizitës së nxënësve, ju lutemi vizitoni këtë lidhje!