usaid logo usaid logo

Gjykatat model komunikojnė me qytetarin pėrmes internetit

Programi për Mbështetjen e Detësisë në Kosovë i USAID-it para dy muajsh ka lansuar web faqet e Gjykatave model të Kosovës. Kjo punë është bërë në vazhdën e mbështetjes së USAID-it për Këshillin gjyqësor të Kosovës në implementimin e Strategjisë së këtij institucioni për vitet 2007–2012.



Web faqet në fjalë janë një mundësi shumë e mirë për qytetarët që t’u qasen informatave të nevojshme shumë më lehtë dhe nga komoditeti i shtëpive të tyre. Kjo ndihmon shumë gjykatat që të përmirësojnë qasjen e publikun në këto institucione dhe të ngrisin nivelin e vetëdijës qytetare mbi aktivitetet e gjykatave.

Në mënyrë që menaxhimi i përmbajtjes së këtyre web-faqeve të bëhet nga personeli i gjykatave model, Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë i USAID, ka realizuar edhe një trajnim për personelin që gjykatat kanë përzgjedhur për t’u aftësuar në këtë fushë.



Për këtë qëllim, me datat 24, 25 dhe 26 nëntor 2010 në objektet e "Rrota-së" është mbajtur trajnimi për nëntë punonjës të gjykatave model në fushën e menaxhimit të përmbajtjes së web faqeve të gjykatave model. Punonjësit e përfshirë në trajnim kanë patur rastin të mësojnë se si shtohet një lajm apo një artikull i ri në web faqe, si editohen informatat në web faqe, si dhe si pastrohet web faqja nga informatat e panevojshme.

Ky trajnim ka përmbyllur angazhimin e PMDK-së në ofrimin e një dritareje të re për gjykatat për komunikim të drejtpërdrejt me qytetarin. Gjykatat model tashmë do të menaxhojnë vet me përmbajtjen e web faqeve të tyre dhe do të kenë mundësi të ofrojnë informata të shumta për qytetarët që kanë nevojë për shërbimet e tyre dhe këtë në një mënyrë të re që do të siguroj cilësi, informata të bollshme dhe në kohë ideale për qytetarin.



Webfaqet janë zhvilluar falë mbështetjes së Programit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it dhe punës kreative të kompanisë vendore “Rrota”.

Gjykatat model mund të vizitohen në këtë lidhje: http://www.drejtesia-ks.org/?cid=1,23.