usaid logo usaid logo

Sukseset e para tė Trajnimit pėr pėrmbarimin civil

Si rezultat i Programit Trajnues Gjithëpërfshirës në Përmbarimin Civil, zyrtarët përmbarimorë në mbarë Kosovën tani janë të fuqizuar që teorinë ta zbatojnë në praktikë dhe që përmes veprimit të shpejtë të zvogëlojnë grumbullin e madh të lëndëve të vjetra. Pas përfundimit të programit trajnues në Nëntor të vitit 2010, një zyrtar përmbarues zbuloi një lëndë të cilën një ish-gjyqtar e kishte fshehur dhe vonuar për 5 vite. Zyrtari përmbarues e solli lëndën pranë gjyqtarit të ri dhe mundësoi që lënda të mund të përmbarohet menjëherë. Pune e zyrtarit përmbarues dhe e gjyqtarit mundësi shlyerjen e borxhit në vlerë totale prej 84,000.00 euro, - një zgjidhje shumë e vonuar e kësaj lënde e cila dëshmon se trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve po ndihmojnë në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara dhe rrisin cilësinë e shërbimeve gjyqësore që u ofrohet qytetarëve.

Trajnimi për Përmbarimin Civil është një nismë e programit tre vjeçar të USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë që ofrohet në partneritet me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Projektin për Reformën Përmbarimore në Ballkan që financohet nga Holanda. Programi ka mundësuar zbatimin e Strategjisë Shtetërore të gjyqësorit të Kosovës për Zvogëlimin e Lëndëve të Grumbulluara që është plani i parë i hartuar nga udhëheqësia e re e gjyqësorit në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara e që janë trashëguar nga gjyqësori emergjent/kalimtar i themeluar pas konfliktit të vitit 1999.

Në foto, Zyrtarja e Përmbarimit Civil, Mone Syla, qëndron pranë një kolaterali të konfiskuar, një sistem zërimi, që do të shitet me ankand për shlyerjen e borxhit të papaguar. Zyrtarja Përmbarimore ka diplomuar në Programin Trajnues të sponsorizuar nga USAID-i për Përmbarimin Civil.