usaid logo usaid logo

Nxėnėsit e klasės sė tretė i japin jetė librit “Tė mėsojmė pėr drejtėsinė”

Programi i gjykatave model, në qershor 2010, ka filluar iniciativën “Të Mësojmë për Drejtësinë”, të dedikuar për nxënësit e klasave të dyta që të mësojnë për sistemin gjyqësor në Kosovë dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë të Kosovës. Librat për ngjyrosje—“Të mësojmë për përgjegjësinë”, “Të mësojmë për gjyqtarët” dhe “Të mësojmë për ligjin”—të dizajnuara nga studentja e Fakultetit të artit janë shtypur nga USAID-i, në tri gjuhet: shqip, serbisht, si dhe turqisht. Librat u janë shpërndarë nxënësve të klasave të dyta dhe të treta. Me datën 16 dhjetor 2010, Drejtoresha e USAID-it, Zonja Patricia Rader, vizitoi shkolla fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë që t’iu ndanë çmime për ngjyrosjen më të mire disa nxënësve dhe t’iu shpërndanë librin e tretë për ngjyrosje “Të mësojmë për gjyqtarët”. Ky libër, i cili do të edukojë nxënësit për gjyqtarët dhe punët që kryen gjykata, është planifikuar të shkojë tek nxënësit në këtë kohë, për arsye se me datën 16 janar në Kosovë festohet Dita e Drejtësisë.



Se projekti i librave për ngjyrosje “Te mësojmë për drejtësinë” është një sukses, këtë më së miri e demonstruan nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Zekeria Rexha” në Gjakovë, përmes një seance gjyqësore të simuluar të prezantuar me datën 16 dhjetor 2010. Për të përgatitur këtë drame nxënësit dhe mësuese e tyre ishin shërbyer me librat për ngjyrose “Të mësojmë për përgjegjësinë” dhe “Të mësojmë për ligjin”. Në këtë  dramë nxënësit kanë marrë rolet e gjyqtarëve, prokurorit, avokatit të ndihmës juridike, të akuzuarit dhe dëshmitarëve në një rast penal të vjedhjes së pyllit. Raste të tilla janë tipike në pjesët rurale të Kosovës. Simulimi është paraqitur me rastin e vizitës që Zonja Patricia Rader, Drejtoresha e USAID-it, i bëri kësaj shkolle. Të pranishëm po ashtu ishin Kryetarja e Gjykatës Komunale në Gjakovë, Zonja Afijete Sada-Gllogjani, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Zotëri Pal Lekaj, Drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Komunës së Gjakovës, Zonja Silvana Haxhikadria, dhe përfaqësues tjerë nga USAID-i.

Drejtori i shkollës, Zotëri Agim Jaka, ndau me Zonjë Rader një historik të shkurtër të shkollës. Në një takim të shkurtër me mësuesit Zonja Rader i përgëzoi për punën e mrekullueshme që kishin bërë ata me nxënësit e tyre. Pas një fjalim rasti të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Zotëri Pal Lekaj, Drejtoresha e Departamentit për Arsim e Komunës së Gjakovës, Zonja Silvana Haxhikadria, falënderoi USAID-in për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.



Gjithsej 1,508 nxënës të klasave të dyta dhe të treta në Gjakovë kanë marrë të tri librat për ngjyrosje të iniciativës “Të Mësojmë për Drejtësinë”. Shkolla fillore “Zekeria Rexha”, është njëra nga shkollat pjesëmarrëse nga faza e parë të kësaj iniciative. Mësuesit kanë vlerësuar iniciativën si mjaftë të suksesshme dhe edukative. Iniciativa zbatohet në nëntë komuna në partneritet me Konsorciumin e gjykatave model.

I tërë aktivitet u përcoll nga shumë media kombëtare e lokale.

Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje, ju lutemi vizitoni këtë vegëz!