usaid logo usaid logo

Dritare e re komunikimi e Kėshillit gjyqėsor tė Kosovės

Në vazhdën e përpjekjeve për të ngritur nivelin e komunikimit me publikun dhe për të përmirësuar qasjen e shfrytëzuesve të gjykatave në këto institucione, Këshilli gjyqësor i Kosovës është pajisur me një mjet të ri e të freskuar të komunikimit. Fjala është për ridizajnimin e web faqës së institucionit kryesor vendim-marrës për gjyqësorin në vend, atë të Këshillit gjyqësor të Kosovës.

Programi  i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë ka ofruar mbështetjen financiare për të zhvilluar këtë projekt, si dhe ka punuar ngushtë me personelin e IT-së së Këshillit gjyqësor të Kosovës dhe kompanisë dizajnuese të web-faqës, “Rrota”, për të ridizajnuar web faqen dhe për të ristrukturuar përmbajtjen e saj.


Qëllimi kryesor i këtij projekti është ofrimi i informatave të nevojshme për publikun përmes një web faqeje të thjeshtë dhe që është e lehtë për t’u përdorur nga shfrytëzuesit e gjykatave. Kjo web-faqe e ridizajnuar do të ndihmoj KGjK-në të rrisë nivelin e transparencës për punën e vet dhe do të ofroj informata të bollshme dhe tejet të rëndësishme për personelin e gjyqësorit dhe për shfrytëzuesit e gjykatave.

Kohë më parë, me përkrahjen e USAID-it janë zhvilluar dhe publikuar dhjetë web-faqe të reja për dhjetë gjykatat model të Kosovës, të cilat poashtu janë një mjet i rëndësishëm për shfrytëzuesit e gjykatave, që ata të informohen mbi detaje të rëndësishme të punës së gjyakatve.

Web faqen e re të Këshillit gjyqësor të Kosovës mund ta vizitoni në këtë lidhje: www.kgjk-ks.org.