Gjykatat model shėnojnė Ditėn kosovare tė drejtėsisė 2011
Për vitin e dytë rradhazi, Gjykatat model të Kosovës kanë nderuar Ditën kosovare të drejtësisë, duke hapur dyert e tyre për publikun, në mënyrë që të ngrisin vetëdijën dhe kuptimin për gjyqësorin në vend, si dhe për të ndryshuar qasjen e publikut karshi këtij segmenti të rëndësishëm në vend.
Gjyqtarët dhe prokurërët e emëruar dhe të ri-emëruar udhëheqën këtë ngjarje të rëndësishme për gjyqësorin në vend në nëntë gjykata model anë e kënd Kosovës. Dita e drejtësisë është një nga ditët kur gjykatat angazhojnë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe student të univerziteteve në projekte të ndryshme nëpër gjykata për të ofruar mundësi të veqanta arsimimi për nxënësit e grup-moshave të ndryshme.
- Gjyqtarët dhe prokurorët mirëpritën nxënës e student dhe shpërndanë libra për ngjryosje me tematikë gjyqësorin në vend për më të vegjlit.
- Nxënës të shkollave të mesme luajtën rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në seanca simulative në gjykatore të gjykatave model.
- Gjykatat themeluan partneritet me shkollat juridike për arsimim ligjor klinikal.
- Studentët zëvendësuar punonjësit e gjykatave në zyra për informim publik dhe zyrat për pranimin e lëndëve.
- Studentët e punonjësit e gjykatave shpërndanë nëpër fshatra të shumta broshura informative mbi gjykatat e rajonit të tyre.
Mbulimi medial nga mediumet lokale dhe kombëtare është ndihmuar nga Zyra për informim e Këshillit gjyqësor të Kosovës dhe Koordinatorët për komunikim të angazhuar nëpër gjykatat model.
Dita kosovare e drejtësisë është zyrtarizuar në vitin 2009, në datën e përvjetorit të rithemelimit të gjyqësorit në vend në vitin 2000. Më 17 janar 2011, Asociacioni i avokatëve amerikanë, Iniciativa për sundimin e ligjit, ka organizuar një seancë plenare për shënimin e Ditës së drejtësisë në vend, në të cilën seancë poashtu është paraqitur për publikun Indeksi i reformës gjyqësore për vitin 2010, i cili indeks përcjell progresin në fushën e reformës së gjyqësorit në vend dhe identifikon fushat për përmirësim të vazhdueshëm në këtë sektor, në përputhje me Planin Strategjik 2007 – 2012 të Këshillit gjyqësor të Kosovës.
Shënimi i Ditës së drejtësisë nëpër qytete të ndryshme pasqyrohet edhe përmes web-faqeve të Gjykatave model të Kosovës.
Përpjekjet e Gjykatave model të Kosovës për të përmirësuar gjyqësorin në vend janë përmbledhur poashtu në një dokumentar televiziv, të përbërë prej tri pjesëve. Ky dokumentar televiziv që mbanë titullin “Drejtësia në lëvizje” do të shfaqet në televizionin kombëtar të vendit dhe në televizione lokale javën që pason javën e Ditës së drejtësisë në vend.
Ju lutemi vizitoni këtë lidhje për të shikuar galeri të fotografive nga çdo ngjarje!