usaid logo usaid logo

Nis puna renovuese nė ndėrtesėn e Gjykatės komunale tė Prishtinės

Më datë 6 janar 2011, Programi i USAID-it për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës kanë nisur implementimin e projektit për të renovuar fasadën e jashtme dhe interiorin e ndërtesës së Gjykatës komunalë të Prishtinës.



Qëllimi i këtij projekti renovues është përmriësimi i qasjes publike në gjykatë, ngrtija e transparencës së punës së kësaj gjykate dhe implementimi i praktikave më të mira në Zyrën qëndrore për menaxhimin e lëndëve në gjykatën më të madhe në Kosovë. Projekti parasheh edhe ruajtjen e vlerave historike të kësaj ndërtese, përkrahë përmirësimit të mjedisit të punës dhe maksimalizimit të efikasitetit. Në mënyrë që të promovohet qasja e hapur e punës së gjykatës dhe mundësia e dëgjimit publik të procedimit të lëndëve, gjykatës do t’i shtohen hapësira të reja të gjykatoreve.



Projekti implementohet nga Programi i USAID-it për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë dhe Këshilli gjyqësor i Kosovës. Në total, nëntë (9) ndërtesa të gjykatave janë renovuar përmes mbështetjes së USAID-it dhe Këshillit gjyqësor që nga viti 2009, përmes një iniciative 3.5 milion dollarëshe për përmirësimin kapital të gjyqësorit në vend.