Intervistė mbi projektin e librave pėr ngjyrosje, me Mėsuesen Teuta Muhagjiri, nga Gllogjani
A ka qenë projekti “Të mësojmë për drejtësinë” edukativ për nxënësit tuaj?
Përmes shpërndarjes së librave për ngjyrosoje, nxënësit tanë për herë të parë “prekën” nga afër ligjin dhe mësimin për institucionet e drejtësisë në vend, një përvojë krejtësisht e re për ta. Librat për ngjyrosje kanë qenë mundësia e parë që nxënësit të fillojnë të njohin sistemin e drejtësisë në vend dhe ndërveprimi ynë me gjykatën e qytetit ka ndihmuar në shtimin e interesimit të nxënësve të mësojnë më shumë për këtë fushë. Projekti ka qenë shumë i dobishëm nga këndëvështrimi arsimor. Unë mendoj që duke mësuar më shumë për ligjin dhe sistemin gjyqësor në vend, nxënësit kanë përfituar dhe kanë mësuar se si të respektojnë veten dhe njëri-tjetrin më shumë në rrethin shoqëror dhe si komunitet. Kjo do ju ndihmoi atyre të bëjnë jetën dhe punën e tyre në atë formë që do të ndihmoi zhvillimin e një shteti demokratik.
Sa e dobishme ka qenë përmbajtja e librave për ngjyrosje?
Duhet të kemi parasysh që nxënësit e mbajnë në mendje më gjatë dhe e kujtojnë më lehtë një vepër që ata e prekin me dorë dhe japin kreativitetin e tyre në atë punë. Aspketi vizual u ka ndihmuar nxënësve që ta mësojnë më lehtë dhe ta kuptojnë drejt sistemin e gjyqësorit në vend. Gjithçka që fëmijët e kanë krijuar vet, mbahet mend për një kohë shumë të gjatë. Rrjedhimisht, librat për ngjyrsoje u kanë ofruar atyre mundësinë që të shprehin kreativitetin e tyre në libra dhe kjo mbase do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.
Çfarë ju pret Ju dhe nxënësit në të ardhmen?
Në të ardhmen, ne do të punojmë së bashku me nxënësit që ata të kuptojnë edhe më në brendi sistemin e gjyqësorit në vend, vlerat e këtij sistemi dhe që të njëjtat ata t’i aplikojnë me njëri-tjetrin gjatë punës së tyre. Ne do të vazhdojmë të përdorim udhëzuesin e librit për ngjyrosje, në mënyrë që nxënësit të bashkëbisedojnë me prindërit e tyre mbi këtë temë. Këtë libër do ta përdorim edhe për aktivitete tjera, siç janë angazhimi i nxënësve në përgatitjen e seancave simulative gjyqësore apo programe tjera arsimore.