Hapja e rrugėve tė komunikimit ndėr punonjėsit e gjykatave
Nga 1 deri më 3 shkurt të këtij viti, Programi për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë organizoi tri trajnime për ngritjen e aftësive profesionale dhe sesione bashkëbisedimi për punonjësit ë gjykatës së qarkut dhe asaj komunale të Mitrovicës, të cilët nga viti 2008 ushtrojnë detyrën e tyre në hapësira të kufizuara të Gjykatës komunale të Vushtrrisë.
Arben Lila, Trajnues për komunikim i Programit për mbështetjen e drejtësisë në Kosovë dhe i Institutit gjyqësor të Kosovës, deklaroi: meqenëse shumica e punonjësve që janë pjesë e trajnimit punojnë në të njëjtën hapësirë, është shumë e vështirë të bëjnë punën e tyre pa u penguar apo pa i penguar të tjerët që ndajnë këtë hapësirë. Qëllimi i këtij trajnimi për përmirësimin e shkathtësive të komunikimit është promovimi i kulturës së punës tek punonjësit e gjykatave dhe që i njëjti të rezultoi në një përvojë më të mirë pune tek shfrytëzuesit e gjykatave.
Përmes trajnimit interaktiv dhe sesioneve të veqanta të diskutimit, punonjësit e gjykatave patën rastin të mësojnë më shumë rreth metodave efektive verbale dhe jo-verbale të komunikimit, duke përfshirë vendosjen e kontaktit personal, dëgjimit aktiv, uljes së tensioneve me palë, tejkalimit të konflikteve, komunikimit profesional me mbikëqyrësit, bashkëpunëtorët dhe organizatave të jashtme, si dhe mbi parimet etike të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të gjykatave.
Pas këtij trajnimi, punonjësit e gjykatave që e kanë ndjekur atë janë në gjendje që të kryejnë detyrat e tyre në frymë bashkëpunuese dhe të komunikojnë në formën e tillë që ju mundëson të tejkalojnë sfidat që paraqet për ta mjedisi i punës. Trajnimi ju ka ndihmuar punonjësve të gjykatës të kuptojnë përparësitë e komunikimit të hapur dhe të promovojnë një mjedis bashkëpunues në vendin e tyre të punës.