usaid logo usaid logo

Gjykatat mirėpresin fillimin e punėve pėr tė implementuar Strategjinė kombėtare pėr zvogėlimin e lėndėve tė vjetra

Më 11 nëntor 2010, Këshilli gjyqësor i Kosovës me unanimitet të plotë miratoi Strategjinë shtetërore për zvogëlimin e lëndëve të vjetra të grumbulluara, ashtu siç ishte prezantuar nga Grupi i lartë punues i udhëhequr nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Hasani.



Me qëllim të forcimit të qasjes së gjykatave karshi implementimit të kësaj strategjie dhe për të ngritur njohuritë e përgjithshme të stafit të gjyqësorit që do të implementojnë këtë strategji, Këshilli gjyqësor i Kosovës ka nisur takimet informative me kryetarët dhe administratorët e gjykatave.

Këto takime kanë nisur të realizohen në kohën kur personeli udhëheqës i gjykatave ka kaluar procesin e emërimit dhe ri-emërimit dhe në një moment kur po vihet në funksion një dinamikë e re e punëve në sistemin e gjyqësorit në vend. Takimet me kryetarët dhe administratorët e gjykatave janë realizuar në nivelin e qarkut të Pejës, Prizrenit, Prishtinës dhe Gjilanit.



Strategjia kombëtare për zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara ka hasur në pritje të mira të stafit të gjykatave, të cilët të entuziazmuar presin që implementimi i kësaj Strategjie do të rezultoi në tejkalimin e një nga probmeve më të mëdha me të cilat përballen sot gjykatat në vend, procesimin e të gjitha lëndëve që presin zgjidhje me vite të tëra në gjykatat e vendit.



Strategjia në fjalë përmbledhë 96 veprime me terme fikse dhe 6 veprime të përhershme, të cilat janë inicuar si në nivelin qëndror, poashtu edhe në atë të gjykatave. Janë identifikuar veprime për pastrim të dosjeve të grumbulluara për implementim të menjëhershëm, të cilat do të kompletohen brenda 1 – 3 muajsh. Shumica e veprimeve tjera janë paraparë të ndodhin gjatë gjashtë deri dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, dhe implementimi i tyre pritet të finalizohet brenda tri viteve.



Miratimi i Strategjisë për zvogëlimin e lëndëve të vjetra dhe implementimi i saj janë një hap i madh drejt zbatimit të Planit strategjik të KGjK-së për vitet 2007 – 2012, për fushën e gjyqësorit.