Nėpunėsit e gjykatave nė Mitrovicė trajnohet pėr pėrdorim tė makinave tė reja tė vulosjes automatike tė kohės
Më datë 8 shkurt 2011, Drejtori i operativës i Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë (PMDK), Mustafë Komoni, ka realizuar trajnimin mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinave të reja për vulosje automatike të kohës për punonjësit e gjykatave komunale dhe të qarkut në Mitrovicë.
Si pjesë e procedurave të reja për menaxhim të shënimeve, vulat automatike të kohës do të jenë një ndihmesë në fushën e matjes së kohës së procesimit sipas standarteve kohore dhe do të përmirësojnë saktësinë e mbajtjes së shënimeve. Përdorimi i vulave të kohës do të shenjëzoi lëndët me kohën dhe datën kur ato dorëzohen në gjykatë.
PMDK ka ofruar këto makina për të gjitha Gjykata model të Kosovës, në mënyrë që t’u mundësoi gjykatave të vulosin të gjitha lëndët që dorëzohen në to. Automatizimi i vulosjes kohore të lëndëve është në përputhje me Doracakun për menaxhimin e gjykatave dhe procedurave standarte operative, që është miratuar në korrik të vitit 2010 nga ana e Këshillit gjyqësor të Kosovës.
Që nga muaji mars i vitit 2008, gjykatat e Mitrovicës operojnë në ndërtesën e Gjykatës komunale të Vushtrrisë, duke kryer punën e tyre me orare të kufizuara dhe me një numër të kufizuar të kategorive të lëndëve. Përmes mbështetjes teknike, trajnimeve dhe donacioneve tjera materiale, USAID-i është duke përkrahur punonjësit e Gjykatave të Mitrovicës për të tejkaluar kufizimet që paraqet për ta hapësira e punës në ofrimin e një sërë shërbimeve për publikun.