Kompania vendore Rrota jetėsoi shumė web-faqe pėr sistemin gjyqėsor nė vend
Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë me qëllim të mbështetjës së sektorit të gjyqësorit në vend ka zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë dy viteve të fundit që kanë qenë të orientuara drejt hapjes së mëtejme të këtij sektori karshi publikut. Për këtë qëllim, janë realizuar disa projekte për lansimin e web-faqeve për publikun. Fjala është për web-faqën e Këshillit gjyqësor të Kosovës, dhjetë web-faqe për dhjetë gjykata model të Kosovës, një web-faqe për serialin vendor “Brenda drejtësisë” Web-faqën për Programin e USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë Këto projekte janë realizuar nga kompania vendore që specializon në fushën e dizajnimit, hostimit dhe mirëmbajtjes së web-faqeve, “Rrota”.
Puna në këto projekte ka rezultuar shumë e suksesshme dhe kjo është vulosur nga interesimi i lartë i publikur për të nxjerrë informata nga web-faqet në fjalë, sapo të njëjtat janë lansuar online. Zhvillimet pozitive në sektorin e gjyqësorit në vend janë raportuar në vazhdimësi në këto portale të reja informimi për publikun dhe monitorimi i numrit të vizitorëve nëpër web-faqe ka treguar ngritje të vazhdueshme të interesimit të tyre për t’u informuar nga këto dritare të reja.
Për web-faqën tonë, Menaxherja e projekteve Gëzime Idrizi flet për Nezir Sinanin, Udhëheqësin e njësisë për komunikim pranë Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, mbi punën që është bërë dhe përmbushjen e pritjeve të publikut.
Intervista
PMDK: Si ka shkuar puna me Programin e USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë?
GI: Rrota ka pas një bashkëpunim shumë të mirë për projektet që i ka realizuar për Programin e USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë. Ka afro 2 vite që ne kemi punuar së bashku dhe jemi ndarë shumë të kënaqur me të gjithë personat e kyqur në projekt.
PMDK: Cilat janë projektet që i keni punuar bashkarisht?
GI: Ne kemi zhvilluar një listë të gjatë të webfaqeve. Kemi filluar me dizajnimin dhe zhvillimin e uebfaqës për Programin për mbështjetjen e drejtësisë në Kosovë (www.drejtesia-ks.org) , Kjo webfaqe ka qenë një referencë shumë e mirë edhe për projekte tjera që kemi realizuar në ndërkohë për USAID. Kemi vazhduar me dizajnimin dhe zhvillimin e webfaqeve per 10 Gjykatat Model (www.gjykatat-ks.org). Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të punuar webfaqet për këto gjykatat. Realisht më kanë mundësuar të njoh ligjin bazë me të cilin punojnë ata dhe përgjegjesitë e obligimet e mia si shtetase e Kosovës. Gjithashtu kemi realizuar edhe webfaqen për serialin “Brenda Drejtësisë” (www.brendadrejtesise-ks.com), serial ky mjaft i njohur për shtetasit e Kosovës. Krejt në fund kemi ridizajnuar webfaqën për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (www.kgjk-ks.org). Është punuar shumë për ndërtimin e kësaj webfaqeje, por realisht ia ka vlejt barra-qiranë, sepse për një kohë të shkurtër numri i vizitorëve të kësaj webfaqeje është rritur.
Për më tepër, kompania jonë ka realizuar edhe një trajnim për personelin e gjykatave model, për t’i aftësuar të njëjtit që të punojnë në web-faqet e reja. Ky trajnim ka paraparë aftësimin e tyre për të përdorur programin për menaxhim të përmbajtjes së web-faqeve, në mënyrë që zhvillimet e reja nëpër gjykata të reflektohen edhe në dritaren e komunikimit me publikun, në web-faqe. Përvoja e tyre gjatë trajnimit ka qenë shumë pozitive dhe i gjithë personeli që i është nënshtruar trajnimit ka qenë shumë i kënaqur me njohuritë e fituara dhe me mundësinë që tashmë ju është dhënë për të plasuar me kohë informatat e reja që kanë të bëjnë me gjykatën e tyre.
PMDK: Sa ka qenë numri i punonjësve që kanë qenë të angazhuar në këto projekte?
GI: Në secilin projekt të realizuar, minimum kanë qenë të kyqyr 6-7 persona, duke filluar nga dizajneri i webfaqes, drejtori artistik dhe ai kreativ (Departamenti i dizajnit) si dhe pjesa tjetër nga departamenti i zhvillimit. Në total jemi një kompani me rreth 30 punonjës, dhe kontributi i tyre ka qenë i gjithanshëm dhe i përhershëm në të gjitha projektet e implementuara.
PMDK: Si i ka vlerësuar publiku projektet dhe sa ka qenë interesimi i tyre për të ju qasur web-faqeve të krijuara?
GI: Të gjitha projektet e realizuara janë pritur shumë mirë nga publiku i gjerë. Në të gjitha uebfaqet kemi instaluar nga një vegël matëse e cila na ka mundësuar përcjelljen e vizitorëve dhe ne si “Rrotë” jemi shumë të kënaqur me numrin e tyre. Diçka që duhet të theksohet është fakti se çdonjërin nga projektet e realizuara ne e ruajmë në portfolion tonë dhe ua prezentojmë ato si punët më të mira që kemi realizuar, kjo falë mbështetjes së vazhdueshme nga ekipi punues i programit.