usaid logo usaid logo

Prapa skenės me ekipėn e PMDK-sė pėr video dhe fotografi

Për të shënuar një-vjetorin e lansimit të dokumentarit televiziv “Gratë pionire në drejtësi” dhe ekspozitën e fotografive në Muzeun kombëtar të Kosovës, Nezir Sinani, Udhëheqës i njësisë për komunikim në Programin e USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë ka intervistuar Granit Limanin, Bashkë-regjisor i dokumentarit “Gratë pionire në drejtësi” dhe i dokumentarëve tjerë televiziv “Drejtësia në lëvizje”. Përveq detyrës së Bashkë-regjisorit, Granit Limani ka qenë edhe Bashkë-drejtor i fotografisë për ngjarjet tjera të sponzoruara nga Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë.



Granit Limani dhe Letrim Blakaj janë themelues të kompanisë Entermedia në vitin 2004, e cila specializon në fushën e marketingut dhe prodhimit medial.

Intervista

PMDK: Si ka shkuar puna me PMDK-në në projektet e realizuara për ta?

GL: Realisht projektet me PMDK-në kanë qenë disa prej projekteve më të rendësishme për neve. Prej fillimit të punës në dimër të vitit 2009 kemi hasur në bashkëpunim shumë të mirë me stafin e PMDK-se, sidomos Nezirin dhe Johnin. Kemi parë që në fillim që sistemi i punës dhe mënyra jonë e të menduarit është e ngjajshme me të tyren. Duke ditur rendësine e projektit të PMDK-së për përkrahjen e drejtësisë në Kosovë, ne poashtu kishim përgjegjësinë e madhe që të ndikojmë vizuelisht sa më mirë në transmetimin e qëllimit të projekteve. Gjatë një viti e gjysmë kemi prodhuar 4 dokumentarë, ku përfshihen: "Gratë pionere në fushën e drejtësisë" dhe seritë "Drejtësia në Lëvizje":  "Gjykatat Model të Kosovës", "Gjyqtarët dhe Prokurorët e Rinj" dhe "Gjykatat e Hapura ndaj Qytetarëve". Aty janë përfshirë pamje të gjykatave para renovimeve, pas renovimeve, hapjet e tyre, intervista me ekspertë të gjyqësisë, studentë dhe njerëz tjerë të inkuadruar në sistemin gjyqësor. Ndër të tjera, gjithashtu kemi përcjellur dy herë ngjarjet në Ditën kosovare të drejtësisë, Ditën evropiane të drejtësisë si dhe kemi organizuar Ekspozitën e 8 marsit, 2010 për nderimin e femrave pionere në drejtësi.

PMDK: Cila nga projektet që keni zhvilluar janë më favoritetet personalisht për ju?

GL: Projekti "Femrat pionere në fushën e drejtësisë" ndoshta ka qenë më interesant për mua, mos të them më favorit. Arsyeja është që ishte dokumentari i parë i këtij bashkëpunimi dhe aty filluam të njoftohemi më mirë me qëllimin e punës së PMDK-së dhe sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ngjarja e 8 marsit ishte shume e mirë, sepse në një mënyrë ndiheshim krenarë që ia kemi bërë një respekt simbolik femrave pionere të drejtësisë, të cilat kishin ushtruar profesionin e tyre edhe ne kushtet më të rënda në dekadat e mëhershme.

PMDK: Sa ëeshtë numri I punonjësve që janë angazhuar në këto projekte?

GL: Në projektet e mësipërme kanë qenë të angazhuar menaxherë të projekteve, regjisorë, kameramanë, fotografë, montazhierë dhe të tjerë. Gjithsej numri i punonjesve që janë angazhuar në këto projekte nga ana jonë ishte rreth 15 veta.

PMDK: Si e ka vleresuar publiku projektin dhe sa ka qenë interesimi i tyre për to?

GL: Realisht projekti ishte shumë-përfshirës. Përveq dokumentarëve që janë transmetuar në televizionin nacional RTK, dokumentari është duke u transmetuar edhe në televizionet lokale nëpër Kosovë, si dhe në webfaqen e USAID/PMDK. Poashtu organizimi i disa ngjarjeve ka ndikuar që projektet të arrijnë publikun. Përveq ekspertëve dhe puntorëve të drejtësisë të cilët e kanë vlerësuar shumë pozitivisht projektin dhe ndryshimet pozitive që janë bërë nga PMDK-ja, gjithashtu edhe publiku i përgjithshëm është informuar me realizimet e projektit.