Mėsimi pėr gjyqėsorin
Tashmë kur po afron Dita e Kushtetutës së vendit, Nezir Sinani, udhëheqësi i njësisë për komunikim në PMDK, ka intervistuar Florije Manaj-Zogaj, Personin ndërlidhës me Gjykatat Model të Kosovës pranë PMDK-së, për të diskutuar rreth rrjedhës së projektit të Mësimit për gjyqësorin, i cili ka nisur të implementohet nga 1 qershori i vitit 2010, në Ditën e fëmijëve.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijës së përgjithshme të publikut mbi sektorin e gjyqësorit në vend dhe rreth të arriturave në këtë segment, Projekti i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë për herë të parë ka zhvilluar një projekt të dedikuar krejtësisht nxënësve fillestarë të Kosovës. Projekti në fjalë është ai i “Librave për ngjyrosje” për nxënësit e klasëve të dyta dhe të treta të shkollave fillore.
Për këtë qëllim janë shtypur dhe shpërndarë tri libra për ngjyrosje: “Të mësojmë për ligjin”, Të mësojmë për gjyqtarin” dhe “Të mësojmë për përgjegjësitë”. Këto libra janë shpërndarë nëpër disa shkolla fillore në qytetet ku funksionin e tyre e kryejnë Gjykatat Model të Kosovës. Përveq shpërndarjes së librave për ngjyrosje, përmes një iniciative të punonjësve të zyrës së PMDK-së, përmes rrjeteve shoqërore është arritur të mblidhen mjaft donacione për të siguruar edhe ngjyrat e nevojshme për ngjyrosjen e librave. Në këtë formë, qindra shtetas amerikanë e evropianë kanë ofruar mbështetjen e tyre, duke dhuruar mjete të mjaftueshme për të siguruar tërë ngjyrat e nevojshme për këtë projekt.
Përmes kësaj iniciative, nxënësit kanë ngirutr nivelin e tyre të kuptimit për sistemin gjyqësor në vend, kurse disa shkolla që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë projekt kanë vazhduar thellimin e njohurive mbi gjyqësorin duke organizuar seanca simulative të gjykimit nëpër salla të vërteta të gjykimit dhe kanë vendosur që të përzgjedhin të mësuarit për gjyqësorin si lëndë zgjedhore mësimore në klasët e tyre.
Intervista
Prej nga ka ardhur iniciativa për projektin e librave për ngjyrosje?
FM: Programi për Mbështetjen e Drejtësisë ka zhvilluar një sërë iniciativash që kanë patur për qëllim hapjen e gjyqësorit karshi publikut, si dhe ngritjen e vetëdijës së publikut mbi gjyqësorin në vend. Të mësuarit për gjyqësorin ka qenë iniciativa e parë që ju është dedikuar nxënësve fillestarë, duke ofruar një mundësi arsimore për këtë grup-moshë që më heret nuk ka patur mundësi të njihet me këtë system të rëndësishëm të vendit.
Librat për ngjyrosje bazohen në një seri të librave të tillë të shtypur në SHBS. Projekti atje ka qenë i sponzoruar nga Kolegji i Lake County dhe janë prodhuar nga Zyra administrative e qarkut të 19-të gjyqësor të Ëaukegan. Ilustrimet në libër kanë qenë të Jim Brando, Brand Graphic Art, Gurnee, Illinois. Robert Zastany, Drejtor ekzekutiv i Qarkut gjyqësor të Lake County në Illinois, gjatë punës së ti jvullnetare në Kosovë, ka sugjeruar adoptimin e këtyre librave në Kosovë gjatë vitit 2009. Z. Zastany ka punuar në atë kohë me gjykatat në Prizren dhe Gjakovë.
Si është zhvilluar procedura për implementimin e projektit?
FM: Implementimi i projektit ka nisur me hapjen e një konkursi kombëtar, me ç’rast janë ftuar të gjithë artistët e rinj të fakulteteteve të arteve të konkurrojnë me punët e tyre. Një panel përzgjedhës i përbërë nga anëtarë të omunitetit të gjyqësorit në SHBA ka bërë përzgjedhjen e propozimit më të mirë. Paneli është përbërë nga z. Robert Zastany nga Illinois; znj.. Joan Bishop, Drejtoreshë e arsimimit gjyqësor në Neë Hampshire; dhe znj. Theresa Scott, Menaxhere e gjykatës nga Vermont. Paneli ka zgjedhur fituese të këtij konkursi është shpallur Kaltrinë Alija, studente e Fakultetit të arteve të Universitetit të Prishtine. Pas përzgjedhjes se fituesit ka filluar puna me vizatimet. Teksti është përgatitur nga stafi i Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë. Teksti është përshtatur për grup moshat e klasave te dyta dhe treta. Pas përpilimit të librave për ngjyrosje, janë mbajtur takimet orientuese me mesuseit e të gjitha shkollave që janë përzgjedhur të jenë pjesëmarrëse në këtë projekt.. Pas shtypjes së librave ka nisur faza e parë e shpërndarjes së tyre në qershor të vitit 2010, ndërsa faza e dytë në shtator të vitit 2010.
Cili ka qenë qëllimi i këtij projekti?
FM: Qëllimi i këtij projekti ka qene i shumë-anshëm. Qëllimi parësor është edukativ, pra që nxënësit të mësojnë për sistemin gjyqësor në Kosove, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetar të Kosovës. Nëse do të ilustroja në mënyre më të detajuar, disa nga frazat e librave janë:“se duhet vendosur rripi i sigurimit kur jemi në makinë; se nuk duhet dëmtuar prona e tjetrit; se duhet të kujdesemi për ambientin; kush janë gjyqtaret; si duket ata, etj., Librat poashtu janë shumë atraktiv dhe paraqesin një zbavitje për nxënës.
Sa shkolla kanë qenë të përzgjedhura për shpërndarje të librave për ngjyrosje?
FM: Në këtë projekt janë përfshirë 39 shkolla nga tetë komuna të ndryshme të Kosovës. Po ashtu me kërkesë të vetë shkollave nga Komuna e Prishtinës në projekt janë përfshirë edhe dy shkolla tjera.
Sa ka qenë numri i nxënësve që janë pajisur me libra?
FM: Numri total i nxënëse që janë pajisur me këto libra është 5174, ndera numri total i librave të shpërndara ka qenë rreth 20,000 sosh.
Cili ka qenë kontributi i gjykatave model të Kosovës në këtë projekt?
FM: Te gjitha gjykata model e kanë përkrahur këtë projekt dhe janë përfshirë në mënyrë aktive. Gjykatat kanë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e ditëve të cilat shënohen për nderë të drejtësisë, si 25 tetori, “Dita Evropiane e Drejtësisë”;16 janari, “Dita e drejtësisë së Kosovës” dhe 9 prilli, “Dita e Kushtetutës së Kosovës”. Disa nga librat u janë shpërndarë nxënësve në shkolla e disa të tjera në Gjykata ku nxënësit kanë marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga gjykatat. Gjykatat vazhdojnë të kontaktojnë dhe kane vendose marrëdhënie bashkëpunimi me shkollat pjese e këtij projekti dhe ky është edhe suksesi me i rëndësishëm i këtij projekti, si dhe synimi parësor i këtij projekti.