Komisioni kėshillėdhėnės pėr zbatimin e Strategjisė shtetėrore pėr zvogėlimin e lėndėve tė vjetra mban takimin e parė
Më 4 mars, 2011, Komisioni këshillëdhënës për zbatimin e Strategjisë shtetërore për zvogëlimin e lëndëve të vjetra ka mbajtur takimin e parë në zyrën e Programit për Mbështetjen e Drejtësisë të USAID-it, në Prishtinë. Komisioni këshillëdhënës është themeluar nga Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës për të mbikëqyrur progresin, identifikuar pengesat dhe këshilluar koordinatorët e strategjisë gjatë kohës sa vijon zbatimi i strategjisë. Komisioni këshillëdhënës përbehet nga pesëmbëdhjete përfaqësues nga Sekretariati i Këshillit gjyqësor të Kosovës dhe gjykatat.
Hydajet Hyseni, Koordinator i Strategjisë shtetërore për zvogëlimin e lëndëve të vjetra, paraqiti punën e deritanishme para Këshillit. Tashmë kanë kaluar dy muaj nga koha kur është miratuar strategjia në janar të vitit 2011 dhe disa nga të arriturat themelore janë:
- Personat kontaktues për raportim janë caktuar në të gjitha gjykatat.
- Korniza për raportim është dizajnuar dhe përgjegjësitë e monitorimit janë caktuar.
- Trajnimet për raportim janë mbajtur në të gjitha gjykatat.
- Memorandumet dhe qarkoret, si aktivitet i Strategjisë, janë duke u hartuar.
- Janë themeluar dy grupe punuese për adoptimin e normave për gjyqtarët dhe zhvillimin e skemës për masat stimuluese dhe sanksionet.
Anëtarëve të Këshillit dhe vëzhgueseve ju është dhënë mundësia të ndajnë me të pranishmit kontributin e institucionit të tyre dhe hapat e ndërmarre në përmbushjen e aktiviteteve të strategjisë. David Greer, Drejtor i Programit të USAID-it për Sistemin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vendimeve, raportoi për iniciativën e këtij projekti lidhur me promovimin e përmbarimit të vendimeve civile dhe dokumenteve autentike.
Muhamet Asanaj, Administrator i Gjykatës së qarkut në Pejë, raportoi se gjykata e tij ka hartuar një plan pune bazuar në Strategji, duke caktuar qartë detyrat individuale për secilin gjyqtar, afate fikse dhe një sistem kontrolli individual. Hydajet Hyseni komentoi për kualitetin e këtij plani dhe sugjeroi që ky shembull i mirë të ndahet me gjykata tjera. Ai mandej e përgëzoi Hamdi Muhadrin, Dejtor i Departamentit ligjor të Sekretariatit të Këshillit gjyqësor, për punën e shkëlqyeshme të departamentit të tij për iniciativën dhe hartimin e disa akteve në dy muajt e parë të zbatimit të Strategjisë.
Violaine Autheman, Zëvendës Shefe e Programit të USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë, e mbylli takimin duke theksuar se efektet e strategjisë tashme kanë filluar të ndihen me rritjen e numrit të lëndëve të kryera në gjykata. Ajo theksoi se përkushtimi ndaj Strategjisë është i lartë dhe me këtë lloj përkushtimi qëllimi i Strategjisë do të përmbyllet me sukses.