Nxėnėsit e klasave tė dyta nė Skenderaj nderojnė Ditėn e Kushtetutės
Me 14 prill 2011, Gjykata model në Skenderaj mirëpriti nxënësit e klasave të dyta të shkollës fillore “Ahmet Delia” dhe “Shaban Jashari”, në nder të Ditës së Kushtetutës. Dita e Kushtetutës festohet në Kosovë me 9 prill, për të shënuar ditën kur është adoptuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës në vitin 2008.
Kryetari i gjykatës, Isa Shala, dhe Koordinatori për Informim, Shaban Hajra, mirëpritën nxënësit në hapësirën e dedikuar për publikun në gjykatën modele të rinovuar. Z. Hajra udhëhoqi nxënësit për një shëtitje, se pari në recepsion, mandej në zyrën qendrore për menaxhimin e lëndëve të gjykatës Komunale dhe asaj për Kundërvajtje, duke i’ u shpjeguar nxënësve se si pranohen, vulosën, mbahen dhe si kryhen lëndët.
Tre grupe të nxënësve të klasave të dyta morën pjese në seancat e simuluara në sallën e gjykimit të gjykatës, në prani të gjyqtarëve, stafit të gjykatës dhe qytetareve të interesuar. Seancat e simuluara janë bazuar në skenarin që është shkruar duke u bazuar në serine e librave për ngjyrosje Të mësojmë për drejtësinë, dhe përshtatur për t’i ndihmuar nxënësit të paraqesin pikëpamjet e tyre personale për procedurat gjyqësore.
Duke luajtur rolin e gjyqtarëve, prokurove, të akuzuarve, mbrojtëse, dhe avokatëve, nxënësit kanë mësuar për rolin e gjykatës në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe pronën e shtetit që shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët. Nxënësve që paraqiten seancat e simuluara, iu dhanë dhurata simbolike nga kryetari i gjykatës Z. Shala, për t’i shpërblyer për përfundimin e suksesshëm të programit të librave për ngjyrosje.
Mësimdhënësit pjesëmarrës dhe përfaqësuesit e Departamentit për arsim të Komunës, kanë falënderuar kryetarin e gjykatës Z. Shala për mundësinë për të parë gjykatës model dhe për tu takuar me gjyqtarë dhe stafin e gjykatës. Shkollat dhe gjykata dhanë zotimet e tyre për vazhdim të këtij bashkëpunimi, për të promovuar njohurin për sistemin gjyqësor dhe rolin e gjykatave në një shoqëri demokratike.
Gjykata model në Skenderaj është një liderë në aktivitetet për ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve në mes të gjykatave model të Kosovës. Përmes aktiviteteve të dizajnuara nga mësuesit dhe nxënësit, dhe aktiviteteve përmes dyerve të hapura për të gjithë qytetarët, gjykata model në Skenderaj është duke ndikuar në ngritjen e njohurisë, të kuptuarit dhe ndryshimin e perceptimit për sistemin gjyqësor. Nëntë shkolla fillore të Komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë në iniciativës e projektin e librave për ngjyrosje Të mësojmë për drejtësinë. Nxënësit e këtyre shkollave kanë vizituar gjykatën disa here gjatë vitit shkollore dhe vizita të ngjashme do të vazhdojnë në të ardhmen.
Ju lutemi vizitoni këtë lidhje për më shumë fotografi!