usaid logo usaid logo

Zbatimi i Strategjisė shtetėrore pėr reduktim tė lėndėve tė vjetra jep rezultate inkurajuese

Pas miratimit në nëntor të vitit 2010 të Strategjisë shtetërore për reduktim të lëndëve të vjetra dhe fillimit të zbatimit të saj në janar të vitit 2011, Këshilli gjyqësor i Kosovës mbajti konferencën e parë me media, në të cilën shpalosi rezultatet e tre-mujorit të parë nga nisja e zbatimit të strategjisë.

Kryesuesi i KGjK-së, Enver Peci, Udhëheqësi  i grupit për strategjinë, Fejzullah Hasani dhe Koordinatori i Strategjisë, Hydajet Hyseni prezantuan rezultate shumë inkurajuese në identifikimin dhe përpunimin (përmbarimin) e lëndëve të vjetra në tre-mujorin e parë të zbatimit të strategjisë.

Baza juridike për zbatimin e Strategjisë shtetërore për reduktimin e lëndëve të vjetra gjyqësore ishte  pika 5 e Planit strategjik së gjykatave të Kosovës 2007-2012, e aprovuar nga KGJK sipas Aktvendimit nr.22/2010, të datës 18 nëntor 2010.

I tërë procesi i përgaditjes dhe koordinimit për zbatimin e Strategjisë është zhvilluar sipas një plani specifik, të ndarë në disa hapa:

Hapi I
Fillimisht Koordinatori i Zbatimit të Strategjisë, ka krijuar mekanizëm kontrolli për raportim të të arriturave përmes formularëve veç e veç për secilën gjykatë të Kosovës.
Hapi II
Të gjitha gjykatat e Kosovës, kanë caktuar nga një person të autorizuar kontaktues, i cili mban lidhje direkte bashkëpunuese me Koordinatorin e Zbatimit të Strategjisë.
Hapi III
Me propozim të Koordinatorit për zbatim të Strategjisë, e me miratim të Kryesuesit të KGJK, është themeluar Këshilli Konsultativ për Zbatimin e Strategjisë, Këshill i cili ka 15 anëtar dhe takohet 2 herë brenda 3 muajve.
Hapi IV
Nën patronatin e Kryesuesit të KGJK dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës,  me të gjithë Kryetarët  dhe Administratorët e Gjykatave të Kosovës, janë mbajtur takime pune.
Hapi V
Koordinatori për Zbatim të Strategjisë i bashkëndihmuar nga anëtarët e Njësisë së Auditimit Gjyqësor, veç e veç sipas Qarqeve gjyqësore, kanë bërë trajnimin e të gjithë Administratorëve gjyqësor, lidhur me zbatimin metodologjik të raportimit për progresin e arritur të gjykatave.
Hapi i VI
Njësia e auditimit Gjyqësor të KGJK, në muajin Janar 2011, si pilot realizime të Strategjisë, mori Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe gjykatat e Kaçanikut, në të cilat hasi në bashkëpunim shumë të mirë me Kryetarët dhe Administratorët e Gjykatave.
Hapi VII
Njësia e Auditimit Gjyqësor të KGJK, ka filluar të veprojë si “Njësit Mobil” në të gjitha gjykatat të cilat kanë pasur nevojë shtesë për këshillime.

Të arriturat në zbatim të Strategjisë në tre-mujorin e parë duken si në vijim:

Gjatë tre mujorit të parë të Zbatimit të Strategjisë Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra Gjyqësore, gjykatat e Kosovës, 11 %  kanë reduktuar numrin e lëndëve të vjetra.
Ky reduktim i lëndëve, është në harmoni me kohën e reduktimeve mujore të nevojshme për zbatim të suksesshëm të Strategjisë.

Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj, ishte një ndër gjykatat më të suksesshme në zbatim të Strategjisë. Kjo gjykatë arriti rreth 60 % të lëndëve në reduktim. Këtij suksesi, i kontriboi angazhimi i lartë i personelit të gjykatës dhe ngritja e bashkëpunimit të gjykatës me policinë e Farizajt.

Gjykata e Qarkut në Prizren, ishte gjykatë më e suksesshme në zbatim të Strategjisë. Kjo gjykatë arriti rreth 17,19 % të lëndëve në reduktim. Këtij suksesi i kontriboi angazhimi i stafit të gjyqtarëve dhe të personelit të gjykatës.
 
Gjykata Komunale në Gjilan, ishte një ndër gjykatat më të suksesshme në zbatim të Strategjisë. Kjo gjykatë arriti rreth 20 % të lëndëve në reduktim. Kjo % është nxjerrur vetëm në rezultete të vendimarrjes sipas gjyqtarëve. Në këtë % nuk ka hy numri i lëndëve nga lëmit e ekzekutimeve.  Këtij suksesi, i kontriboi angazhimi i lartë i gjyqtarëve dhe personelit të gjykatës.

Zbatimi i planit vijon edhe më tej dhe KGjK në baza të rregullta tre-mujore do të raportoi në publik mbi të arriturat nga zbatimi i Strategjisë.