usaid logo usaid logo

Gjykatat model tė Kosovės tė tilla edhe pėr rajonin dhe mė gjerė

Ishte shtatori i vitit 2009 kur Gjykata komunale e Ferizajit u shëndrrua në gjykatën e parë model në Kosovë. Ky projekt shënoi nisjen solemte të inaugurimit të objekteve të gjykatave, të cilat u përfshinë në Iniciativën e Gjykatave Model të Kosovës përmes Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë të USAID-it.

Qëllimet kryesore të Iniciativës së Gjykatave Model të Kosovës kanë qenë një sërë sosh, por kryesoret kanë patur të bëjnë me riorganizimin e punës së gjykatave, lehtësimin e qasjes se publikut në gjyakata, menaxhimin efikas dhe të centralizuar të lëndëve, si dhe përmirëismin e kushteve të punës për punonjësit e gjyqësorit.

Përfitues të këtij programi përveq gjykatës komunale në Ferizaj ishin edhe Gjykata e qarkut në Pejë, Gjykata komunale e Skenderajt, ajo komunale e Prizrenit, e Gjilanit, Kamenicës, Gjakovës, Gjykata ekonomike në Prishtinë, Gjyakat e qarkut në Mitrovicë, si dhe ajo komunale e Prishtinës.

USAID investoi rreth 3 milion dollarë amerikan në këtë program, i cili ka ndihmuar Këshillin gjyqësor të Kosovës të realizoi një sërë objektiva të parapara në Planin e vet strategjik për gjyqësorin. Përveq kësaj, ky program ka arritur që të ngrisë në nivele krejtësisht të reja transparencën e punës së gjykatave dhe ka lehtësuar shumë qasjen e publikut në to. Tashmë këto gjykata posedojnë gjykatore moderne, me hapësirë të zgjeruar për pjesëmarrje të publikut nëpër seanca, gjyqtarët punojnë në hapësira transparente dhe shërbimet janë të unifikuara dhe me çmimi të proklamuara publikisht në hyrje të çdo gjykate.

Për të shënuar përmbylljen me sukses të këtij kapitulli të Programit të Gjykatave Model të Kosovës, PMDK ka punuar dhe publikuar një libër me fotografi që i kushtohet punës pothuajse tre-vjeçare të ekipës së gjykatave model të PMDK-së. Ky libër shpalos për publikun e gjerë rezultatet impresionuese në fushën e transformimit të gjykatave model në vend. Ky ekip është përbërë nga Enver Fejzullahu, gazmend Mejzini, Florije Manaj, Albert Avdiu dhe Violaine Autheman. Ky ekip para më hsumë se një viti fitoi Çmimin për arritje Robert Ë.Tobin për punë të shkëlqyeshme në fushën e administrimit të gjykatave. Çmimi Robert Ë. Tobin nga NCSC, jepet çdo vit për projektin apo produktin që është shëmbulltyrë e motos së NCSC-së: Lidership i besueshëm, zgjidhje të provuara, gjykata më të mira.

Librin me fotografitë të gjykatave model të Kosovës mund ta shkarkoni në këtë lidhje!

Sot këto gjykata në vend janë model jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin e më gjerë. PMDK falënderon ekipën e Gjyakatave Model dhe tërë personelin e gjyqësorit të Kosovës që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti shumë të vlefshëm dhe shumë domethënës për drejtësinë në Republikën e Kosovës.