usaid logo usaid logo

Nxjerrja zyrtare e Doracakut pėr zbatimin nė praktik tė procedurės pėrmbarimore nė Kosovė

Në 24 Janar 2008, Kryetarët e Gjykatave Komunale, referentët përmbarues dhe gjyqtarët dhe përfaqësuesit nga PTK-së, KEK-ut, Autoriteti Qendror Bankar, dhe homolog tjerë lokal dhe ndërkombëtar janë mbledhur në Hotelin Grand për promovimin e Doracakut për Zbatimin në Praktik të Procedurës Përmbarimore në Kosovë. Në fjalën hyrëse, Suzan Fritz, Zëvendëse e Drejtorit të Misionit të USAID-it, ka theksuar rëndësinë e Sundimit të Ligjit dhe nevojën për mekanizma më efektive për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe kjo të shërbejë për rritjen dhe zhvillimin ekonomike në Kosovë. Ajo po ashtu falënderoi autorët e Doracakut për kontributin e tyre në literaturën ligjore të Kosovës dhe shprehu përkushtimin e USAID-it për Sundimin e Ligjit dhe institucionet Gjyqësore në Kosovë. JoAnne Richardson Zëvendës Shefe e Misionit për Programin për Mbështetjen të Drejtësisë në Kosovë, theksoi rëndësinë e procedurave efektive në përmbarimet civile, pa të cilën procedure vendimet e gjykatës do të ishin vetëm një cope letër në dorën e paditësve.

Gjyqtari Ferid Bislimi, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, para audiencës ka prezantuar Doracakun në emër të autorëve. Gjyqtari Bislim ceku se Doracaku ka qenë i domosdoshëm duke marrë parasysh mungesën e resurseve ligjore gjë që ka ndikuar në interpretim dhe zbatim të ndryshme të ligjeve në fuqi në gjykata të ndryshme të Kosovës, që kanë ndikuar në vonesat e ekzekutimit të vendimeve. Duke treguar para audiencës mënyrën kolektive të punimit të Doracakut, ai po ashtu ceku se autorët mirëpresin komente nga koleget e tyre, kështu që në të ardhmen Doracakut të mund të përmirësohet. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjyqtari Rexhep Haxhimusa në fjalën përfundimtare theksoi rëndësinë e një procesi efektiv në procedurën përmbarimore dhe rritjen e besueshmërisë së qytetareve në institucionet gjyqësore.

Pas një sesion të shkurt pyetje-përgjigje u ndanë certifikata mirënjohje nga USAID për autorët e Doracakut. Kryetarët e Gjykatave Komunale të Gjilanit, Gjakovës dhe Leposaviqit shprehen mirënjohjen e tyre për autorët dhe sponsoret e Doracakut dhe për botimin e një manual të tille të kompletuar më informacione. Disa nga të pranishmit theksuan se ky libër do të shndërrohet në mjet reference për referentet e përmbarimeve në vitet e ardhshme.