usaid logo usaid logo

Gjykata Ekonomike zbulon Deklaratėn e misionit

Më 5 Nëntor të vitit 2008, Gjykata Ekonomike në Prishtinë ka vendosur deklaratën e misionit në të gjitha vendet publike dhe zyrat e gjykatës.

“Misioni ynë është sundimi i ligjit dhe sigurimi i qasjes në drejtësi për të gjithë personat dhe entitetet, të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe investimet në Kosovë si dhe t’i shërbejë publikut.”

Që nga fillimi i Programit të Gjykatave Model në dhjetor të vitit 2007, KJSP ka punuar me Ekipet për Përmirësimin e Gjykatës që të përpilojë për stafin dhe publikun misionin e gjyqësorit. Një nga të arriturat ishte zhvillimi dhe publikimi i deklaratave të misionit për secilën gjykatë model. Shumë nga stafi mbështetës i gjykatës dhe gjyqtarët kishin fare pak admirim për rëndësinë e punës së tyre dhe për përgjegjësinë e tyre tek publiku për kryerjen e kësaj pune. Si rezultat i kësaj, punëtoret e gjykatës ishin shpesh jo të fokusuar, jo shumë të përgjegjshëm dhe shpesh nuk kishin sjellje të mira ndaj publikut. Gjykatat nuk ishin të fokusuara ndaj “përdoruesve” dhe nuk ishin në gjendje të tregoni komunitetit për misionin dhe qëllimin e tyre.

Kështu, përpilimi i deklaratës së misionit ka nxitur diskutime për qëllimin që çdo gjykatë duhet të këtë, dhe ka shërbyer t’i rikujtojë stafit dhe gjyqtarëve për rendësin e punës së tyre dhe përgjegjësinë e tyre ndaj publikut. Tani deklaratat janë të vendosura në të gjitha hapësirë publike në gjykatat model.