usaid logo usaid logo

Pėrvjetori i parė i programit tė gjykatave model

Në Dhjetor të vitit 2007, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjashtë gjykata përmes një procesi konkurrues. Gjykatat e zgjedhura janë: Gjykata Ekonomike, Gjykata e Qarkut Mitrovicë, Gjykata e Qarkut Pejë, Gjykata Komunale Ferizaj, Gjykata Komunale Gjilan dhe Gjykata Komunale Prizren.

Secila gjykatë pjesëmarrëse ka themeluar Ekipin për Përmirësimin e Gjykatës e përberë nga 5-10 anëtar, gjyqtar dhe staf administrativ përfshirë Kryetarin e Gjykatës dhe Administratorin e Gjykatës. Ekipi për Përmirësimin e Gjykatës është organi vendimmarrës i Programit të Gjykatave Model. Planet e veprimit për zbatimin e nëntë Standardeve për Përmirësimin e Gjykatës janë adoptuar në të gjitha gjykatat gjatë prillit dhe qershorit të vitit 2008. Planet e veprimit kanë vendosur hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e standardeve. 

Konsorciumi i Gjykatave Model është themeluar më qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të informatave dhe marrjes së përbashkët të vendimeve për reformat që duhet të zbatohen në Gjykatat Model. Deri tani janë mbajtur pesë takime, më 12 Mars, 13 Maj, 3 Tetor, 6 Nëntor dhe 16 Dhjetor. 

Programi i Gjykatave Model ka arritë disa sukses në vitin e parë. Sukseset më të rëndësishme janë:

  • Udhëheqësia e Kryetarit të Gjykatës dhe Administratorit të Gjykatës është rritur. Kryetaret e Gjykatave tjera jo pjesëmarrëse në program në disa trajnime të mbajtura tetor të vitit 2008 kanë theksuar se duket që Gjykatat Model janë më të organizuar.
  • Takimet e Konsorciumit janë mbajtur rregullisht dhe kanë shërbyes si një forum për marrjen e vendimeve, shkëmbimin e informatave dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Janë qartësuar në një përshkrim të detyrave të qartë dhe funksionale detyrat për Kryetarin dhe Administratorin e Gjykatës, në administrimin e përgjithshëm, menaxhimin e personelit, menaxhimin e lëndëve, komunikimin publik dhe buxhetin.
  • Inventarët elektronik janë zhvilluar për shumicën e kategorive të lëndëve. Këta inventar po ashtu po mirëmbahen. Të dhënat lidhur më pengesat në procedimin e lëndëve dhe statusin tyre janë përfshirë gjithashtu.
  • Koordinatoret për komunikim me publikun janë caktuar. Ushtruesit e detyrave të shefave të shkrimoreve po ashtu janë caktuar.
  • Deklaratat e Misionit janë përpiluar dhe vendosur në zyrat dhe hapësirat publike në gjykatë.
  • Është bërë specifikimi për renovime më qellim të përmirësimit të qasjes e publikut dhe mbarëvajtjes së punës në gjykatë.