usaid logo usaid logo

Konsorciumi i Gjykatave Model bėn pėrmirėsime tė papėrsėritura drejt veprimtarisė gjyqėsore mė efikase

Kryesia e Gjykatave Model takohet çdo gjashtë deri tetë javë në takim e Konsorciumit të Gjykatave Model për të diskutuar sfidat dhe sukseset e reformave për përmirësimin e veprimtarisë gjyqësore. Të gjitha Gjykata Model kanë marrë pjesë në të gjitha takimet. Po ashtu stafi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë pjesë në këto takime.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pushur se funksionari nga janari deri në gusht të vitit 2009. Para kësaj, Këshilli ka pasur vështirësi të mbledh kuorumin gjë që ka sjelle një paralizim në procesin e vendim-marrjes gati gjatë gjithë vitit 2008. Në mungesë të një trupi udhëheqës, Konsorciumi i Gjykatave Model ka ndërmarrë hapa të guximshëm për reforma në praktikat e vjetruara dhe proceset jo efektive.

Në takim e datës 6 Nëntor 2008, Konsorciumi ka aprovuar përshkrimin e detyrave të reja dhe funksionale për Kryetarin dhe Administratorin e Gjykatës. Përshkrimi i detyrave definon përgjegjësitë e Kryetarit dhe Administratorit të Gjykatës dhe përshkruan linjat e qarta të autorizimeve. Përshkrimi i detyrave ka qenë pika fillestare për riorganizimin komplet të stafit administrativ, e cila është kurorëzuar me adoptimin e organogramit në të gjitha Gjykatat Model. Zbatimi i organogramit të ri po ashtu është diskutuar në takimin e tetë të Konsorciumit më 28 prill të vitit 2009.  

Në takimin e datës 27 janar 2009, Konsorciumi ka aprovuar transferimin e lëndëve në Zyrën Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve ku do të mbahen të gjitha lëndët në punë. Në këtë takim u vendose për përbërjen e një grupi punues i cili është takuar për të zhvilluar specifikat për raftet dhe mbështjellësit e lëndëve. Mbështjellësit e rinj të lëndëve janë dizajnuar dhe shtypur. Transferimi i lëndëve në mbështjellësit e rinj është në proces në shtatë nga Gjykatat Model.

Sukses tjetër është edhe aprovimi i përshkimit të punës për koordinatorin për komunikim me publikun, debati për reduktimin e lëndëve të vjetra dhe mjetet e përformancës, po ashtu edhe rekomandimi për themelimin e një grupi punues që nën mbikëqyrjen e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të përpilohet Kodi i Mirësjelljes për stafin e gjyqësorit.