Programi i Gjykatave Model mbėshtet transformimin e sistemit gjyqėsor nė Kosovė
Me 15 shtator 2009, Programi për Mbështetjen e Drejtesisë i USAID-it ka inaguruar renovimin e Gjykatës Komunale në Ferizaj—Gjykata e parë e renovuar nga USAID-i si pjesë e iniciativës së Gjykatave Model. Që nga konflikti i vitit 1999 në Kosovë, USAID-i ka punuar në mbeshtetje të zhvillimit të Sundimit të Ligjit dhe ka ndihmuar zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Renovimi i 10 gjykatave paraqet investime kapitale 3 milion dollar duke marrë parasysh edhe ndihmen afatgjatë teknike dhe trajnimet për të ndertuar në shtetin e Kosoves një sistem gjyqesor efektive, transparent dhe të përgjegjëshem.
Përmes iniciativës së Gjykatave Model të USAID-it, udheheqsia e gjykatës dhe stafi administrativ janë trajnuar në të gjitha aspektet e administrimit të gjykatës përmes Programit Gjithperfshirës të Trajnimit në Menaxhimin e Gjykatës, përfshirë module të strukturuara në administrim, menaxhimin e lëndëve dhe komunikimi me publikun. USAID ka punuar intensivisht me Gjykatën Komunale në Ferizaj dhe gjykatat tjera pjesmarrëse në programin e Gjykatave Model, që Ekipet për Përmiresimin e Gjykatave të punojnë së bashku dhe t’i zhvillojnë planet për permiresimin e gjykatës për organizimin më efektive të procedurave në gjykatë. Qëllimi i renovimeve është përmirësimi i qasjes së publikut në gjykatë dhe promovimi i transparenca të procedurave, themelimi e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve dhe ndertimi i një sistemi të arkivimit.
Në inagurimin e ndertesës së Gjykatës Komunale në Ferizaj janë mbajtur fjalime nga Zëvendës Shefi i Missionit të SHBA-së Michael Murphy, Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Lirije Osmani dhe Kryetari i Gjykatës Komunale në Ferizaj Rifat Abdullahu. Drejtoresha e USAID-it Patricia Rader ka marrë pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit para një audience prej qindra pjesmarresish dhe perfaqesuesve të mediave.
Gjyqtari Rifat Abdullahu ka theksuar se “përderisa po pergaditeshim për të prerë këtë shirit dhe të hapim dyert e kesaj ndertese të re, ne kemi rivendos perkushtimin tonë që të veprojmë në punën tonë të perditshme në bazë të deklaratës së misionit. Kjo gjykatë nuk është një vendi i sekreteve të errëta por një vendi mikepritës dhe i hapur për njërzit për të zgjedhur mosmarrveshjet personale dhe çeshtjet biznesore. Ne kemi bërë çdo gjë që kemi pasë mundesi ta bëjmë komunikimin e gjykatës të lehtë dhe sa me të këndshem që është e mundur për të gjithë qytetarët.”
Në të ardhmen e afërt, USAID do të bëjë renovime të ngjashme në Pejë, Prizren, Skenderaj dhe Prishtinë. Programi tre vjeqar për Mbështetjen e Drejtesisë po implementohet nga Qendra Kombetare për Gjykata Shteterore.