Referentėt pėrmbarues marrin pjesė nė trajnim gjithėpėrfshirės pėr herė tė parė
Në qershor dhe tetor 2009, të gjithë referentët përmbarues të gjykatave komunale në Kosovë dhe Gjykatës Ekonomike kanë ndjekur Programi i Trajnimit për Referentet Përmbarues, ky program është zhvilluar dhe mbajtur nga KJSP dhe nga një grupi i referentëve më të përgatitur të gjykatave. Kurikulumi i trajnimit prej dy modulesh ka ofruar një përmbledhje të procesit të zbatimit të përmbarimit nga fillimi deri në fund dhe ka ofruar mundësi për diskutime për sfidat e ngjashme dhe praktikat e ndryshme.
Gjykatat ekzistojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të qytetarëve të pranuara në gjykatë, në kohë dhe në mënyrë të drejtë. Gjykimet janë të rëndësishme vetëm nëse ato mund të ekzekutohen në mënyrë të drejtë, efektive dhe të shpejtë. Përndryshe ato prezantojnë vetëm një copë letër për palët. Referentët përmbarues janë zbatuesit kyç në procesin e ekzekutimit të vendimeve.
Referentët përmbarues kanë edukim shkollor të ndryshëm, nga shkolla e mesme të fakultetit juridik. Nga të gjithë referentët përmbarues pritet që t’i kuptojnë procedurat ligjor në mënyrë që të kryejnë punën e tyre. Shumicës prej tyre nuk iu është ofruar asnjë trajnim, deri është organizuar Programi i Trajnimit për Referentët Përmbarues. Në fund të trajnimit referentët përmbarues janë pyetur të theksojnë interesin e tyre për trajnime dhe pothuajse të gjithë janë përgjigjur se edukimi i vazhdueshme, se si të aplikohen në mënyrë më efektive procedurat e përmbarimit në praktike janë mese të nevojshme.
Dy modulet e Programit të Trajnimit për Referentët Përmbarues janë mbajtur nga një grup i trajnerëve, të cilët janë referent përmbarues me shumë përvojë. Trajnimi i referentëve nga referentët ka lehtësuar diskutimet lidhur me sfidat real dhe konkrete në zbatimin e procedurës. Pas trajnimit, referentët përmbarues kanë njohuri më të thella për procedurën përmbaruese dhe i kanë të gjitha referencat relevante për procedurën e përmbarimit. Dy modulet janë fokusuar në atë se si Ligji për Procedurën Përmbarimore e rregullon procedurën nga fillimi deri në fund dhe veprimet që duhet ndërmarrë në këtë procedurë. Trajnuesit kanë diskutuar aspektet ligjore dhe praktike për lejimin e përmbarimit, identifikimin e sendeve, veprimet përmbarimorë, dokumentet autentike dhe mjetet juridike.