PMD nė Kosovė zbaton programin gjithėpėrfshirės tė trajnimit nė menaxhimin e gjykatave
Nga marsi deri në korrik 2009, stafi i KJSP Nga marsi deri në korrik 2009, stafi i KJSP ka mbajtur Programin Gjithëpërfshirës e Trajnimit në Menaxhimin e Gjykatës, në menaxhimin e përgjithshëm të gjykatës, organizimin, menaxhimin e rrjedhës së lëndëve, komunikimin me publikun dhe etikën. Programi i trajnimit është mbajtur në gjykata, fillimisht në gjashtë gjykatat e para model: Gjykatën Ekonomike, Gjykatat e Qarkut në Mitrovicë dhe Pejë dhe Gjykatat Komunale në Ferizaj, Gjilan dhe Prizren. KJSP planifikon të mbajë të njëjtin program me 4 gjykatat tjera model—Gjykatat Komunale në Gjakovë, Kamenicë, Prishtinë, dhe Skenderaj—me fillim në shtator 2009.
Dy modulet e para janë fokusuar në udhëheqjen, organizimin administrativ të gjykatës, dhe ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin e udhëheqjes së gjykatës. Moduli i tretë është mbajtur nga udhëheqësi për menaxhimin e gjykatës për stafin administrativ dhe ka prekur edhe implementimin e organogramit për Gjykatat Model dhe përshkrimin e detyrave. Tre modulet e mbetura kanë paraqitur parime të reja për organizimin e Gjykatës në tre tema substantivë relevante për Programin e Gjykatave Model: menaxhimin e rrjedhës së lëndëve, komunikimin me publikun dhe etikën.