usaid logo usaid logo

Konsortiumi i Gjykatave Model mban takimin e dymbėdhjetė tė radhės

Më 20 Janar 2010, Kryetarët dhe Administratorët e dhjetë Gjykatave Model kanë mbajtur takimin e dymbëdhjetë të radhës në Hotel Victory në Prishtinë, në prezencën e Drejtorit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it, José Garzon. Drejtori Garzon i përgëzoi Gjykatat Model për përkushtimin e tyre në Programin e Gjykatave Model dhe procesin e vazhdueshëm të reformave. Ai shprehu admirimin e tij të sinqert për gatishmërinë e tyre për të provuar praktika të reja në një përpjekje për të sjelle uniformitet, efikasitet dhe transparencë në veprimtarinë e gjykatave në Kosovë.

Pas një prezantimi të shkurtër të pjesmarrësve, secila Gjykatë Model ka paraqitur një përmbledhje të aktiviteteve për festimin e Ditës së Drejtesisë më 15 Janar 2010. Dita e Drejtesisë ka koinciduar me dhjetë vjetorin e ri-fillimit të punës në institucionet e gjyqësorit në Kosovë. Të gjitha Gjykatat Model kanë zhvilluar aktivitete në ose për Ditën e Drejtesisë. Këto aktivitete kanë përfshirë seanca të simuluara, diskutime në mes të gjyqtarëve dhe nxënësve në gjykatë ose në shkolla, ekspozita me fotografi, vizita në ndërtesat e gjykatës, etj. Të gjithë përfaqësuesit e gjykatave kanë raportuar një ditë mjaft të suksesshme dhe kanë theksuar se ishin të impresionuar nga përgaditja e nxënësve dhe kualiteti i pyetjeve të tyre.

Në pjesën e dytë të takimit të Konsortiumit, Gjykatat Model kanë miratuar Doracakun për Menaxhimin e Gjykatës dhe Procedurat e Veprimit. Doracaku, rezultat i punës së përbashkët dy-vjeçare të Gjykatave Model dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është burimi i parë i kompletuar i veprimtarisë së procedurave për t’u aplikuar në veprimtarinë e përditshme të administrimit të gjykatës. Doracaku përpiqet të sjellë uniformitet në praktikat e gjykatës dhe të rris efikasitetin dhe transparencën. Pas diskutimit të rekomandimeve për t’u përfshirë në Doracak për reforma në të ardhmën, Doracaku është miratuar nga Konsortiumi. Doracaku do t’i prezantohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës për aprovim në takimin e radhës.

Në pjesën tjetër të takimit, Këshilltari për Administrim të Gjykatave Bob Wily ka prezantuar para Gjykatave Model planin për trajnime dhe monitorim për vitin 2010.

Ndërsa programi i ofrohet përfundimit, mentorimi final dhe funksionimi i praktikave do të implementohet me qëllim që të sigurohet që të gjitha Gjykatat Model pa pengesë të veprojnë në ndërtesat e tyre të renovuara. Takimi u mbyll më një koktej rasti dhe lajmërimin për përurimin e renovimit të ndërtesës së Gjykatës Ekonomike më 26 Janar 2010.

Për të parë një galeri fotografish më të plotë ju lutemi klikoni këtu!