usaid logo usaid logo

Gjykata Ekonomike e rinovuar zotohet tė kontribuojė pėr njė ambient mė tė sigurt pėr investime nė Kosovė

Më 26 janar 2010, Programi i USAID-it për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë inauguroi Gjykatën Ekonomike të sapo rinovuar – gjykata e dytë që rinovohet me fond të USAID-it nën nismën për gjykata modele të Programit për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë. Me këto rinovime janë përmirësuar hapësirat duke krijuar një ambient më funksional dhe më të ngrohtë si për personelin ashtu edhe për palët.

Nisma për gjykatat modele kishte filluar në vitin 2007 me gjashtë gjykata, përfshirë këtu Gjykatën Ekonomike. Kryetari i Gjykatës, Zv/Kryetarja, Zyrtarë përmbarimorë, arkivisti dhe arkëtari kanë punuar së bashku si një Ekip për Përmirësimin e Gjykatës për të paraqitur dhe zbatuar reformat drejt përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në veprimet e gjykatës. Është krijuar edhe një Zyrë Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve si dhe një sallë e re gjykimi. Janë sqaruar përgjegjësitë menaxhuese të veprimeve të përditshme si dhe është riorganizuar personeli. Poashtu është miratuar deklarata e misionit e cila informon qytetarët dhe personelin e gjykatës për qëllimin e rëndësishëm që ka gjykata.

Veçori gjatë inaugurimit ishin edhe fjalimet nga Zëvendës Administratorja e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SH.B.A.-ve, Roberta Mahoney, Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lirije Osmani, Zv/Kryetarja e Gjykatës Ekonomike, Suzana Sejdiu, si dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Rexhep Haxhimusa. Ceremonia e prerjes së shiritit u zhvillua para një audience me përfaqësues nga Konsorciumi i Gjykatave Modele, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe personeli nga Gjykata Ekonomike.

Zëvendës Administratorja e USAID-it Roberta Mahoney përgëzoi Ekipin për Përmirësimin e Gjykatës në Gjykatën Ekonomike, Konsorciumin e Gjykatave Modele si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës mbi arritjet e tyre në zbatimin e reformave për të promovuar sundimin e ligjit në Kosovë, duke theksuar se “ndërtesa e rinovuar e Gjykatës Ekonomike do t’i mundësojë gjyqtarëve si dhe personelit të përmbushin deklaratën e misionit të gjykatës”. Ajo poashtu shtoi se “zbatimi efikas i ligjit, si dhe shërbimi i dedikuar i gjyqtarëve është thelbësor për krijimin e një ambienti miqësor për biznes që do të mundësojë rritje ekonomike në Kosovë – që është edhe objektivi kyç i USAID-it në Kosovë.”

Përderisa, Zv/Drejtoresha e Programit për Mbështetje të Drejtësisë në Kosovë, JoAnne Richardson, i dorëzoi një certifikatë Ekipit për Përmirësimin e Gjykatës së Gjykatës Ekonomike që thekson arritjet e tyre përmes nismës për Gjykata Modele. Znj. Richardson lidhur me Gjykatën Ekonomike poashtu ceku se “hapësira fizike tani është në të njëjtën linjë me standardet e miratuara nga Konsorciumi i Gjykatave Modele. Tani ju jeni model për gjykatat e tjera në Kosovë…përkushtimi juaj në përmirësimin e gjykatës tuaj dhe veprimeve të saj është nga nivelet më të larta.”

Që nga konflikti i vitit 1999 në Kosovë, USAID ka punuar për të mbështetur themelimin e sundimit të ligjit dhe mundësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Rinovimi i 10 gjykatave është një investim kapital prej 3 milionë dollarësh që i bashkëngjitet një ndihmese afat-gjatë teknike dhe trajnimi për të ndërtuar në vend një sistem efektiv, transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë. 
Renovimet po vazhdojnë në Pejë, Skënderaj dhe Prizren. Programi tre vjeçar për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë po zbatohet në bazë të kontratës me Qendrën Kombëtarë për Gjykata Shtetërore.

Për më shumë fotografi klikoni këtu!