Ambasadori Dell inauguron renovimin e objektit te Gjykatės Model nė Pejė
Me 24 shkurt 2010, Ambasadori i SHBA-ve Christopher Dell, Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Pejës Salih Mekaj, dhe Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lirije Osmani, në prani të 200 mysafirëve inauguruan renovimin e objektit të gjykatës në Pejë, si pjesëmarrëse e Programit të USAID-it për Gjykata Model. Ambasadori Dell përgëzoi Kryetarin e Gjykatës së Qarkut të Pejës për pjesëmarrje ne Programin e Gjykatave Model dhe përshkroi renovimin e objektit si një proces që mundësoi transformimin e gjykatës “nga një relikt i periudhës socialiste në një gjykatë bashkëkohorë te periudhës demokratike”.
Gjykata e Qarkut në Pejë, përmes Programit për Gjykata Model, ka miratuar dhe zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare në administrimin e gjykatës dhe menaxhimin e lëndëve. Investimet e USAID-it në renovimet e objekteve të gjykatave pjesëmarrëse në Programin e Gjykatave Model janë disenjuar që të mundësojnë përshtatjen dhe modernizimin e hapësirës për të siguruar shërbime më efikase dhe transparente. Kryetari Mekaj theksoi se renovimi i objektit do t’i ndihmoj stafit “që të realizoj deklaratën e misionit të gjykatës që përfshinë qasje të barabartë për të gjithë, paanshmëri dhe ndershmëri, efikasitet dhe profesionalizëm”. Kryetari Mekaj duke reflektuar mbi pjesëmarrjen e gjykatës në Programin e Gjykatave Model shtoi se gjykata “nuk është e vetmja përfituese - palët, publiku dhe i tërë sistemi gjyqësor në Kosovë përfitojnë nga ky program.”
Ambasadori Dell ritheksoi zotimin për përkrahje të sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar se “sistemi gjyqësor duhet të jetë prioritet” nëse Kosova dëshiron të avancojë në demokraci dhe të tërheq investimet aq shumë të nevojshme. Në këto dhjetë vitet e asistencës shumë çka është arritur, por edhe shumë mbetet për t’u arritur nëse Kosova dëshiron të bëhet “vend i sundimit të ligjit, e jo i sundimit të individëve”. Ambasadori Dell ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë që të gjithë të i nënshtrohen standardeve të gjyqësisë. Ai i dha lëvdata Kryetarit të Gjykatës së Qarkut për fjalët e tij se “gjykata siguron qasje të barabartë për të gjithë”.
onja Lirije Osmani theksoi se Gjykata e Qarkut e Pejës është gjykata e tretë dhe njëherë gjykata më e madhe në të cilën është kryer renovimi përmes programit që vazhdon të realizohet. Përmes këtyre renovimeve, “Programi i Gjykatave Model vazhdon të bëj mrekulli, duke mundësuar arritjen e standardeve të caktuara në Planin Strategjik 2007-2010 për Gjyqësorin e Kosovës”. Inaugurimi, i cili ndodhi “një javë pas dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, shënon një periudhë të re për sistemin gjyqësor të Kosovës”.
Ambasadori Dell, znj. Osmani, dhe Kryetari i Gjykatës së Qarkut dhe Kryetari i Gjykatës Komunale bënë prerjen e shiritit në prani të 100 punonjësve dhe mysafirëve të dalluar duke përfshirë Ministren e Drejtësisë, Komandantin rajonal të KFOR-it, dhe Kryetarin e porsaemëruar te Gjykatës Supreme, dhe kryetarët e gjykatave nga tërë Kosova.
Shefi i Programit të USAID-it për Mbështetje të Drejtësisë në Kosovë, Mike Sheppard, i ndau Ekipit për Përmirësimin e Gjykatës së Qarkut një certifikatë që shënon të arriturat përmes iniciativës së Gjykatave Model. Po ashtu, Z. Sheppard ndau një certifikatë edhe Gjykatës Komunale të Pejës, duke vënë në pah se “Gjykata Komunale e Pejës është e para Gjykatë në Partneritet, në kuadër të Programit të Gjykatave Model, që ka filluar të zbatoj standardet ndërkombëtare dhe procedurat e veprimit të gjykatave model”. Ambasadori Dell ndau një çertifikatë post mortem për të ndjerin z. Esat Shala, ish-kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Pejë për udhëheqjen dhe vizionin si një ndër anëtarët themelues të Konsorciumit të Gjykatave Model në Kosovë.
Që nga viti 1999, USAID ka punuar për të mbështetur themelimin e sundimit të ligjit dhe mundësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Rinovimi i 10 gjykatave është një investim kapital prej 3 milionë dollarësh që i bashkëngjitet një ndihmese afat-gjatë teknike dhe trajnimi për të ndërtuar në vend një sistem efektiv, transparent dhe llogaridhënës të drejtësisë.
Renovimet po vazhdojnë në Skenderaj dhe Prizren. Programi tre vjeçar për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë po zbatohet në bazë të kontratës me Qendrën Kombëtarë për Gjykata Shtetërore.
Për më shumë foto klikoni këtu.