Gratė pionire nė drejtėsi nderohen me rastin e 8 marsit, Ditės sė gruas
Me rastin e 100 vjetorit të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2010, Oda e avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me USAID Programi për mbështetje drejtësisë në Kosovë kanë organizuar një ekspozitë për të nderuar Gratë pionere në drejtësi, në Muzeun e Kosovës.
Dita e gruas ka koinciduar me promovimin e një dokumentari televiziv të titulluar „Gratë pionere në drejtësi“ që ka për temë jetën dhe angazhimin profesional të pesë grave që në Kosovë konsiderohen pionire në fushën e drejtësisë. Ekspozitën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre qindra mysafir dhe ajo mbeti e hapur nga 8 – 15 mars 2010.
Për të parë dokumentarin vazhdoni në këtë lidhje!
Dokumentari përcjell tek publiku një përshkrim të zhvillimit profesional nga vitet e hershme të rinisë deri në ditët e sotme të Nekibe Këlmendit, Ministre e drejtësisë Lirije Osmanit, Kryesuese e Këshillit gjyqësot të Kosovës, Bademe Siqani Sllamnikut, prokurorja e parë femër në Kosovë, Meleqe Behxhetit, një ndër gjykatëset e para femër në Kosovë dhe Xhyljeta Mushkolajt, gjyqtarja e parë femër në Gjykatën supreme të Kosovës dhe një ndër profesoret e para femër në drejtësi. Iniciativa tenton të dokumentojë përvojën e grave pionire në profesionin e tyre, përmbledhjen arkivore të përvojave historike, krijimi i lidhjeve personale me qëllim avancimin profesional dhe ngritjen e vetëdijes publike mbi përparimet e vazhdueshme që janë duke u bërë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Hapja e ekspozitës u shoqërua nga fjalimet e z. Musë Dragusha, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili përmendi që kjo ngjarje do të organizohet edhe në vitet në vijim, për të nderuar personalitete që kanë dhënë shumë ndër vite në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Pastaj një fjalë rasti mbajti edhe njëra ndër pioneret, znj. Lirije Osmani, Kryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila ndër të tjera ndau me publikun e pranishëm kujtime rreth angazhimit profesional të gruas në drejtësi në fillimet e saj. Kurse pjesa e fundit e ngjarjes ju kushtua ceremonisë së shpërblimeve për studentet juriste të dalluara. Kjo pjesë u udhëhoq nga Kryesuesja e Komitetit për çështje gjinore dhe pakica në OAK, znj. Shpresa Rama. Ceremonia nderoi tri studente juriste për esetë e tyre kushtuar femrës së sotme, për rolin e gruas në shoqërinë kosovare dhe sfidat e minoriteteve në Kosovë. Tri fitueset e para u shpërblyen me nga një bursë dhe eseja fituese do të publikohet në Buletinin e OAK-së.
Programi i USAID-it për mbështetje drejtësisë në Kosovë është inciativë tre-vjeçare që është duke u implementuar përmes kontratës nga National Center for State Courts (Qendra kombëtare për gjykatat shtetërore).
Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje, ju lutemi vizitoni lidhjen në vijim.