usaid logo usaid logo

Inaugurohet objekti i gjykatės sė Skenderajt

Më 26 Mars 2010, Drejtoresha e USAID-it Patricia Rader; Kryetari i Gjykatës Komunale Rrahim Gashi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, kanë përuruar ndërtesën e gjykatës së rinovuar, njëra nga gjykatat pjesëmarrëse në Programin e Gjykatave Model të mbështetura nga USAID. Me shumë se 200 të ftuar, përfaqësues të gjyqësorit dhe institucioneve komunale ishin mbledhur në oborrin e ndërtesës të gjykatës së rinovuar për të përshëndetur të arriturat e Programit të Gjykatave Model në regjionin e Mitrovicës. 

Të gjithë folësit kanë përsëritur obligimet që ka  gjyqësori dhe secili gjyqtar individualisht ndaj qytetarëve. Kryetari i Gjykatës Rrahim Gashi, duke cituar deklaratën e misionit të Gjykatës Komunale në Skenderaj, theksoj se renovimet kanë krijuar kushte me të mira për gjyqtarët dhe personelin ti përmbushin obligimet e tyre për “ndarjen e drejtësisë në mënyre objektive, transparente, dhe të pavarur, në kohë të arsyeshme për të gjithë qytetarët...” Ai shtoi se përgjegjësia tani bie mbi gjyqtarët të “rrisin efikasitetin dhe profesionalizmin, të bëjnë punën e [tyre] me transparente, të përmirësojnë komunikimin me publikun dhe të rikthejnë besimin e qytetarëve.” 

Drejtoresha e USAID-it ka lavdëruar udhëheqesinë dhe personelin e Gjykatës Komunale në Skenderaj për punën e tyre, që ka quar në renovimin e ndërtesën se gjykatës. Para se të përsëriste mbështetjen e vazhduar të Qeverise Amerikan për reforma në Kosovë, ajo theksoj rëndësinë e gjyqësorit për çdo shtet demokratik. “Qasja në drejtësi dhe respekti për të, dhe kërkesa për sundimin e ligjit, janë tri shtyllat kryesore që e përbejnë institucionin që mbron ligjin.”

Në fjalimin e tij të pare që nga emërimi i tij si Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjyqtari i posa emëruar Enver Peci theksoj se “reformat e miratuara nga Konsorciumi i Gjykatave Model do të jetësohen tash kur renovimi ka përfunduar.” Duke i rikujtuar të pranishmeve se Programi i Gjykatave Model është dizajnuar si një mekanizëm për t’i arritur qëllimet e Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2007-2012, ai theksoj të arriturat që janë bërë në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe qasjes në gjykatë. Megjithatë, edhe pse është bërë përmirësimi i kushteve të punës, ai u bëri thirrje kolegëve të tij të jenë pjesëmarrës me aktive në këtë fillim të ri, duke cekur se “si gjyqtar ne kemi para vetes obligim profesional, qytetar dhe moral në përmbushjen e detyrave me transparence dhe profesionalizem.”

Para se gjykata e renovuar të hapej për një shëtitje për të ftuarit, drejtoresha Rader, Z. Peci dhe Kryetarët e Gjykatës Komunale dhe asaj për Kundërvajtje e prenë shiritin e përurimit nën duartrokitjet e mysafireve. Në një njohje përfundimtare të kontributit të bërë në përpjekjet për reformat në sistemin gjyqësor të Kosovës, ju ndanë certifikata Ekipit për Përmirësimin e Gjykatave të Gjykatës Komunale të Skenderajt dhe  gjyqtarit Peci, një nga anëtarët themelues të Konsorciumit të Gjykatave Model. Drejtoresha e Misionit Rader falënderoi Gjyqtarin Peci për udhëheqjen e tij dhe vizionin e tij në Programin e Gjykatave Model.

Që nga konflikti i vitit 1999 në Kosove, USAID-i ka punuar dhe mbështetur zhvillimin e sundimit të ligjit dhe për një zhvillim ekonomike të qëndrueshme. Renovimi i 10 gjykatave është një investim kapital prej 3 milion dollarësh amerikan, paralel me ndihmën afatgjate teknike dhe trajnime, që të ndërtohet në Kosovë një sistem gjyqësor efektiv, transparent dhe i besueshëm. Renovimet po vazhdojnë në Prizren. Programi për Mbështetjen e Drejtësisë është tre vjeçar dhe po implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore.

Për më shumë fotografi, ju lutemi vizitoni lidhjen në vijim!