usaid logo usaid logo

Konsortiumi i gjykatave model aprovon iniciativat pėr informim nė mesin e tė rinjėve

Më 26 mars 2010, kryetaret dhe administratorët e Gjykatave model kanë mbajtur takimin e trembëdhjete të Konsorciumit, në restaurantin Atlantik në Skenderaj. Dr. William Kaschak, Zëvendës president i Programit ndërkombëtar të Qendrës kombëtare për gjykatat shtetërore bëri hapjen e takimit me fjale miradije për të arriturat e Gjykatave model dhe për përkushtimin e tyre për reformat. Ai theksoi se gjyqësori kosovar është në fillimet e ekzistencës se tij dhe se energjia përtëritëse e filluar nga Programi i gjykatave model do të ndihmoj gjyqësorin kosovar të shkëlqej në të ardhmen.

Takimi filloj me diskutimet rreth funksionalizimit të proceseve të punës në gjykatë pas renovimeve, dhe sidomos rreth funksionalizimit të Zyrës qëndrore për menaxhimin e lëndëve. Hapat e propozuar janë diskutuar me anëtaret e Konsorciumit, ku u ndanë dhe u diskutuan sfidat e mundshme gjatë implementimit.
 
Pas diskutimeve të proceseve të rrjedhës së punëve në gjykatë, sfidave dhe mësimeve të nxjerra, anëtaret e Konsorciumit u fokusuan në dy iniciativa për informim të publikut të Programit të gjykatave model, me fokus në dy aspektet demografike në Kosovë - fëmijët dhe të rinjtë. 

Iniciativa e parë për informim përfshinë libra për ngjyrosje me temë drejtësinë, për klasat e dyta të shkollave fillore të zgjedhura në komunat ku Gjykatat model janë aktive. Librat për ngjyrosje, të mësojmë për gjyqtarët, të mësojmë për ligjin/drejtësinë dhe të mësojmë për përgjegjësitë, janë pjesë e mjeteve të informimit publik të zhvilluar nga Programi i gjykatave model, bazuar në modelet e përdorura nga Gjykatat në SHBA, me qëllim ngritjën e vetëdijes tek të rinjtë për sistemin gjyqësor,si dhe për drejtësinë civile dhe penale.  

Iniciativa e dytë do të bëjë të mundur paraqitjen e Gjykatave model në internet përmes krijimit të web faqes së gjykatës. Të dy iniciativat janë aprovuar nga Gjykatat model si një mënyrë për të ngritur dijen dhe vetëdijesimin në mes të fëmijëve dhe të rinjve. Të dy iniciativat pritet të implementohen nga mbarimi i vitit shkollor në qershor.