Tryezė e rrumbullakėt mbi dhunėn nė familje
Me 25 mars 2010, KJSP sponzoroi një takim lidhur me dhunën në familje– rritjen e qasjes në drejtësi për komunitetet pakicë. Të shoqëruar nga përmbi 50 mysafirë dhe pjesëmarrës nga 25 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, për herë të parë të gjithë akterët kryesor që ofrojnë shërbime ligjore dhe sociale janë mbledhur për ti identifikuar dhe zgjidhur çështjet e qasjes në drejtësi me të cilat përballen viktimat e dhunës në familje.
Mbledhja e një grupi të tillë të shumëllojshëm të ekspertëve paraqiti një rast unik për shkëmbimin e informatave kritike dhe rritjen e bashkëpunimit për të përforcuar dhe përmirësuar shërbimet e sektorit të drejtësisë. Komuna e Graçanicës ishte pika fokale për diskutim për shkak të shumëllojshmërisë dhe komuniteteve multi kulturore të shqiptarëve, serbëve dhe pakicave tjera.
Prezantimet janë bërë nga përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave përfshirë njësinë policore të dhunës në familje në Graçanicë, Shoqatën e gjyqtarëve; Shoqatën e prokurorëve; Shoqatën e avokatëve të Kosovës; Komisionin për ndihmë ligjore; Divizionin për mbrojtjen e viktimave; Zyrën e ndërlidhjes me gjykata; dhe Qendrën për mirëqenie sociale.
Takimi përfundoi me propozimet e pajtuara për aktivitetet e përbashkëta të cilat përfshinin vendosjen e mekanizmave për bashkëpunim formal, fushatat e përbashkëta për vetëdijësimin publik dhe trajnimet për dhënësit e shërbimeve ligjore lidhur me legjislacionin e ri për dhunën në familje si dhe procedurat e ndërlidhura penale dhe civile.