usaid logo usaid logo

Trajnimi ndėrton aftėsitė profesionale tė ndihmės juridike & zyrave pėr ndėrlidhje me gjykata

Më 8 dhe 15 prill Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë (KJSP) ka mbajtur trajnimin mbi procedurat e ekzekutimeve civile dhe zbatimin e tyre praktik përfaqësuesve të zyrave për ndërlidhje me gjykatat dhe anëtarëve të komisionit për ndihmë juridike. Janë trajnuar më shumë se 50 zyrtar juridik që punojnë në institucionet për fasilitimin e qasjes në drejtësi. Disa nga pjesëmarrësit kanë shfrytëzuar rastin për të ngritur problemet praktike me të cilat ata kanë qenë të konfrontuar gjatë punës me lëndët për ekzekutim.

Ekzekutimi është faza e fundit e çfarëdo procedure juridike. Pa ekzekutim efektiv të obligimeve nuk ka drejtësi për palët dhe vendimet nuk kanë më tepër vlerë se sa letra në të cilën ato janë shkruar. Në rolet e tyre si përfaqësues të – minoriteteve, grave, të moshuarve, të varfërve, etj., - që u është mohuar e drejta, zyrtarët e zyrës për ndërlidhje dhe juristët e komisionit për ndihmë juridike duhet të sigurojnë që vendimet e fituara me mund në favor të klientëve të tyre, përmes ekzekutimit do të bëhen realitet. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që procedurat e ekzekutimit të iniciuara kundër klientëve të tyre, kryhen në mënyre proporcionale dhe respekt ndaj secilit të paditur (debitor) sipas ligjeve të Kosovës.

Programi i trajnimit është mbajtur nga Znj. Violaine Autheman, KJSP koordinator i model gjykatave dhe recensent i udhëzuesit për zbatimin praktik të procedurave të ekzekutimit në Kosovë. Udhëzuesi i botuar në janar të vitit 2008 është produkt i një grupi të profesionistëve kosovar të sektorit të drejtësisë me eksperiencë të madhe në procedurat e ekzekutimit. Udhëzuesi si bosht i programit të trajnimit është burim i parë  mbi procedurat e ekzekutimit në Kosovë i zhvilluar nga profesionistët kosovar për profesionistët kosovar.

Trajnimi mbulon parimet themelore që udhëheqin procedurat e ekzekutimit para shqyrtimit të secilës fazë të procedurës prej propozimit të ekzekutimit dhe vendimit të ekzekutimit, identifikimit të aseteve dhe veprimeve të ekzekutimit e deri te përfundimi i procedurës. Mjetet juridike në dispozicion për të dyja disiplinat, palët dhe palët e treta si dhe vendimet sfiduese të marra gjatë zbatimit të procedurës janë diskutuar gjithashtu. Përgjatë programit janë prezantuar format, listat kontrolluese dhe veglat tjera të cilat mund t’i ndihmojnë profesionistëve të sektorit të drejtësisë gjatë zbatimit të procedurave të ekzekutimit.